25 vjetori i Omonia/ Vangjeli dhe Vasili si kuçedra që ka zënë ujët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 vjetori i Omonia/ Vangjeli dhe Vasili si kuçedra që ka zënë ujët

17:37 | 31/10/2016
në Shqiperi
0

Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” : “Vasili e Vangjeli” sot mbushën 25 vjeç

Nga Albi Koçi*

Nisur nga festimet e 25 vjetorit të organizatës OMONIA në Derviçan të Gjirokastrës, ne duam t’iu bëjmë një pyetje drejtuesve të saj: Çfarë keni bërë ju këto 25 vjet?

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ju themi ne se çfarë keni bërë këto 25 vjet ju drejtuesit e nderuar të Omonia-s…

3

Keni 25 vjet që kërkoni poste e karrike në nivel qendror e vendor, duke luajtur njëherë me Tiranën e njëherë me Athinën, njëherë me Partinë Demokratike e njëherë me Partinë Socialiste. Keni vjelur sa keni mundur në emër të përfaqësimit të minoritetit, lloj-lloj institucionesh, duke i shtrydhur dhe përdorur ato në kuptimin financiar dhe keni folur në emër të tyre për 25 vite për të arritur qëllimet tuaja shoviniste, të cilat datojnë që në 1914.

Jeni qarë si gratë e liga, herë në Athinë e herë në Bruksel, e herë deri lart në Uashington me mikun tuaj Nicolas Geixh, se gjoja shteti shqiptar ju përndjek, se ju mbroni helenizmin. Çfarë keni bërë ju për minoritarët grekë që banojnë në Dropull?

Asgjë!!!

Dhe ato përfitime materiale që ju jep shteti grek si detyrim kushtetues që ka për mbrojtjen e pakicave greke kudo që ndodhen, ju i mërmërisni në veshin e minoritetit të mirë grek, se gjoja ato vijnë nga puna juaj e palodhur, ndërkohë që ju veçse keni ngrohur e ftohur kolltuqet që keni marrë në emër të përfaqësimit të tyre. Ka 25 vjet që minoriteti përfaqësohet me Vasil e Vangjel, ndërkohë ka dhjetra të rinj e të reja minoritare të shkolluar në universitetet më të mira të Europës, të cilëve ju nuk u keni dhënë hapësira përfaqësimi.

Ata mijëra minoritarë që jetojnë në Shqipëri, vetëm Vangjeli e Vasili i përfaqëson? Apo Panajot Barka me shokë që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se nxisin urrejtje mes dy kombeve me prejardhje të njëjtë qysh nga lashtësia.

OMONIA dhe PBDNJ janë të vetmet organizata politike në botë, që numrin e votuesve të tyre e kanë sa 1/10 e numrit të vërtetë të minoritetit që gjoja përfaqësojnë. Keni 25 vjet që me dokumenta të blera me dhrami kallpe keni bërë Sulejmanët-Stefanë, Gjergjët-Jorgo dhe me përfitime financiare marramëndëse keni luajtur pistë me fenë ortodokse.

Tashmë i ngelet të rinjve e të rejave minoritarë, t’ju shporrin njëherë e mire, se nuk keni mërzitur vetëm popullin shqiptar, por dhe vetë minoritetin që ju gjasme përfaqësoni.2

Nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të largoheni vetë, se jeni bërë si kuçedra që zë burimin e ujit, të atij uji që rrjedh me shekuj vëllazërim mes dy popujve më të vjetër në Ballkan, atij shqiptar dhe grek. Çdokush ka të drejtë të festojë përvjetore, por ndërkohë që Omonia që përfaqëson qëllime shoviniste brenda kombit tonë kujton sot 25 vjetorin e krijimit, ndërsa në Greqi ende nuk lejohet krijimi i një partie shqiptare e as minoritet shqiptar nuk lejohet, kurse për shkollat shqipe nuk bëhet fjalë të çelen në Greqi.

Faji është më shumë i qeverive tona të korruptuara që nuk duan e nuk dinë të kërkojnë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufirit.

Ndërkohë që brenda territorit tonë s’ka ngelur më pakicë pa u promovuar deri te minoritetet sllave…

Kjo është hipokrizia e kohës që jetojmë që dikur ishte tragjike dhe sot është komike.

Pse institucionet ligjzbatuese menjëherë ngrenë akuza në prokurori për patriotët shqiptarë, kur ata reagojnë si për shembull djemtë e Tepelenës në vitin 2008 dhe duke vazhduar me Ballist Morinën e me shumë të tjerë në Gjirokastër që duan t’i inkriminojnë dhe t’u privojnë lirinë me akuza të padrejta politike dhe hedhin baltë mbi moralin e tyre, nga persona të lidhur ngushtë me politikën, ndërsa pjesëtarë të Omonias në mes të ditës krijojnë skandal pas skandali e askush nga institucionet tona nuk i prek. Shpesh herë matrapazllëqet e tyre janë bërë me ndihmën e institucioneve shqiptare. Për 25 vjet janë bërë të paprekshëm nga ligji këta zabërhanë, stërnipër të andartëve Isisian të 1914 dhe 1945.

* Albi Koçi është përfaqësues i Forumit “Djemtë e Gjirokastrës”

Etiketa: Albi KoçiDerviçanDropullForumi “Djemtë e Gjirokastrës”kuçedraminoritetOMONIApakicëpanajot bashoviniste

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Pitbulli më i madh në botë kujdeset për foshnjën 3 muajshe

Pitbulli më i madh në botë kujdeset për foshnjën 3 muajshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com