Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e akuzonte se ka shpenzuar deri në 22 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë për shpenzime me avionë luksi.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka postuar kuotën e shpenzimeve të tij gjatë vitit të kaluar dhe ato të ish-kryeministrit Berisha gjatë vitit 2010-të, kur ishte në krye të qeverisë shqiptare duke akuzuar këtë të fundit për shpifje.
Shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë?
2010 ? 251.365Lek të reja
2021 ? 64.972Lek të reja
— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2022
Me herët, Sali Berisha i ka quajtur superskandal udhëtimet me avion charter 137 herë të kryeministrit Rama pas publikimit të të dhënave nga hakerat iranianë. Berisha u shpreh në konferencën për mediat se në 8 vite në mandatin e tij si Presidenti i SHBA, Bush ka udhëtuar me Air Force One 74 herë, sa gjysma e Ramës, duke theksuar se abuzimi shkon në 22 milionë euro.