Drejtësia italiane ka dënuar me 8 vjet burg 21 vjeçarin shqiptar për akuzat dhunë seksuale të rënduar, rrëmbim, lëndime serioze, kërcënime dhe shpifje ndaj të dashurës 18-vjeçare.
Ka rënë në pranga shtetasi Kledian Hoxhaj i cili akuzohet për ngjarjen e ndodhur në nëntor 2017.
Sipas mediave italiane, 21 vjeçari kishte ftuar të dashurën në shtëpinë e tij, dhe pasi kishte kaluar një natë me të e kishte mbyllur në dhomë. Më pas ai kishte përdorur dhunë seksuale dhe fizike, në kohën që e kishte lidhur në krevat.