Për tunelet e Kalimash e Krrabë shkuan 2.2 milion euro
Nga 16 milion euro të përdorura gjatë vitit 2015 për mirëmbajtjen e sistemit rrugortë vendit 2,2 milionë kanë shkuar për tunelet e Kalimashit dhe Kërrabës. Sipas të dhënave të Autoritetit Rrugor që administron afërsisht 4 mijë kilometra rrugë, vitin e kaluar janë lidhur 71 kontrata mirëmbajtje. Nga shuma totale e dhënë nga buxheti për rrugët 14 për qind i janë kushtuar mirëmbajtjes. Pjesa më e madhe e këtyre parave ka shkuar për mirëmbajtjen e dy tuneleve, që në 2015 sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar 1 milionë euro janë shpenzuar për mirëmbajtjen e tunelit të Kërrabës dhe pjesa tjetër prej 1.2 milionë euro u shpenzuan për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit pjesë e rrugës së Kombit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nën administrim e tij 3947 km rrugë shtetërore. Nga këto 1436 km janë në rajonin e veriut, 867 km në rajonin qëndror dhe 1643 km në jug. Sipas të dhënave të autoritetit rrugor për mirëmbajtjen e të gjithë akseve në vitin 2015 janë lidhur 71 kontrata mirëmbajtjeje nga të cilat 34 përfshijnë edhe mirëmbajtjen dimërore.