2015, bum gjobash ndaj biznesit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2015, bum gjobash ndaj biznesit

18:56 | 04/07/2016
në Uncategorized
0

 

Bumi mes sipërmarrjeve nuk ka munguar vitin e kaluar. Nuk flasim për bum shitjesh, investimesh apo prodhimi. Por, për hovin që morën gjobat ndaj sipërmarrjeve. Qeveria fali një pjesë të gjobave të vëna në prag e përgjatë zgjedhjeve elektorale të vitit 2013, por nuk e ndali hovin për të formalizuar ekonominë përmes gjobave administrative. Apelimet dhe vendimet tatimore nxjerrin në pak faktin se administrata u nxitua, duke gabuar ndjeshëm. Gjobat e lëna në fuqi ishin vetëm 32% e atyre të shqyrtuara

 

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Aksioni kundër informalitetit vitin e kaluar u shoqërua me një mori gjobash nga administrata tatimore. Ndërsa fali gjobat elektorale të vitit 2013, administrata nuk ngurroi të firmosë penalitete mes bizneseve të ndryshme.

 

Sipas të dhënave mbi gjobat, të disponueshme nga tatimet, apelimi i gjobave ishte gati tre herë më i lartë se një vit më parë, duke arritur në gati 12 mijë (11.880). Por ndërsa administrata ka qenë më dinamike në rritjen e ritmit të gjobëvënies, nuk ka ecur me të njëjtat ritme zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Sipas të dhënave, në 2014-n, është marrë vendim për 75% të gjobave të apeluara, ndërsa vitin e kaluar, iu dha përgjigje 62% të gjobave të apeluara nga biznesi.

apelimet-e-gjobave (1)

 

monitor 723.indd

 

Për nga numri, apelimet tatimore janë më të lartat e pesë viteve të fundit, ndërsa për nga vlera, gjobat e vëna nga administrata dhe të ankimuara vitin e kaluar janë më të lartat e tre viteve të fundit. Arriti në 16.2 miliardë lekë ose 116 milionë euro shuma që biznesi ankimoi te Drejtoria e Apelimit Tatimor. Këto janë ankesa që kryesisht bizneset i kanë bërë, sepse nuk kanë qenë dakord me vlerësimet tatimore pas kontrolleve, apo për gjoba të ndryshme.

 

Pjesa më e madhe e ankimimeve kanë qenë për taksat kombëtare, me rreth 6.8 miliardë lekë, të ndjekura nga TVSH, me 4.9 miliardë lekë, tatim fitimi me 1.6 miliardë lekë.

ndarja-e-gjobavendarja-e-trajtimit-te-gjobave

ecuria-e-nr-te-aplikimeve (1)

 

monitor 723.indd

 

monitor 723.indd

 

monitor 723.indd

ecuria-e-vlerave

 

 

Vetëm 537 milionë lekë, apo rreth 3.3% e shumës së ankimuar është shfuqizuar, 5.3 miliardë lekë është në fuqi, 10 miliardë lekë është refuzuar dhe 357 milionë lekë është kthyer për saktësim.

 

monitor 723.indd

 

Grafiku i mësipërm tregon se pavarësisht morisë, vitin e kaluar ka qenë më i ulët numri i gjobave të lëna në fuqi, duke treguar se administrata u nxitua më shumë se kurrë në penalizimin financiar të bizneseve për shkelje administrative. Vitin e kaluar, krahasuar me pesë vitet e fundit, është shënuar numri më i lartë i gjobave të refuzuara.

 

 

 

Nga të dhënat mujore rezulton se korriku dhe dhjetori kanë qenë periudhat me gjobat më shumë të apeluara.

 

Sipas ligjit për procedurat tatimore, kur tatimpaguesi nuk është dakord me një akt administrativ dhe beson se administrata tatimore nuk e ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin, ai ka të drejtën e ankimit në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke kërkuar rishqyrtimin e pavarur të çështjeve që lidhen me këtë akt. Biznesi mund të ankimohet për çdo njoftim vlerësimi (për shembull një vlerësim tatimor i nxjerrë pas një kontrolli tatimor), çdo akt tjetër administrativ që ndikon detyrimin tatimor të tatimpaguesit, përfshirë kërkesën për kompensim (kur, për një tatim ose disa lloje tatimesh, tatimpaguesi ka një detyrim por gjithashtu gëzon edhe të drejtën e kreditimit ose rimbursimit), çdo akt që ndikon kërkesën e tij për rimbursim, çdo akt që ndikon kërkesën e tij për lehtësim tatimor, gabimet në llogaritjen e përqindjes së kamatëvonesës dhe vendosjen ose gabimet në llogaritjen e shumave dhe llojeve të gjobave.

 

Rivlerësimi i detyrimeve është arbitrar, e pranon edhe Këshilli i Investimeve

 

Në një anketim që Këshilli i Investimeve ka publikuar së fundi për mekanizmat e zgjidhjes së marrëveshjes mes biznesit dhe administratës publike ka konstatuar se “ekziston një perceptim i përgjithshëm mbi faktin se shpeshherë, rivlerësimi i detyrimeve tatimore ose doganore kryhet në mënyrë arbitrare nga administratat përkatëse pikërisht për të krijuar të ardhura dhe për të arritur objektivat dhe planet e tyre buxhetore, duke shfrytëzuar këto “mundësi” ligjore”. Në këtë aspekt, parashikimet e legjislacionit të zbatueshëm veçanërisht në fushën tatimore dhe doganore, konsiderohen nga biznesi se favorizojnë administratën në marrjen e vendimeve arbitrare. Institucionet fiskale kanë “de facto” epërsi ligjore ndaj biznesit në përballjen me to, pasi ky i fundit duhet të parapaguajë detyrimet pa u shqyrtuar ende në thelb mosmarrëveshja. “Parapagimi i detyrimit në rastin e tatimeve dhe i një pjese të gjobës në rastin e Doganave ka krijuar një klimë mosbesimi të ndërsjellë”, vëren raporti i hartuar mbi funksionimin e apelimit tatimor. Sipas biznesit, do të duhet që këto struktura dhe e gjithë administrata të mos ketë si kritere vlerësimi të punës së tyre apo të realizimit të objektivave buxhetore, shumat e mbledhura si rezultat i parapagimit të detyrimeve apo gjobave”.

 

Po sipas këtij raporti, Drejtoria e Apelimit Tatimor (DAT) ndonëse është e njohur gjerësisht nga biznesi, nuk perceptohet si një strukturë e pavarur nga pjesa tjetër e administratës tatimore dhe as e paanshme në vendimet e saj. Vendimet e kësaj të fundit janë në masën dërrmuese jo në favor të bizneseve, por të administratës tatimore. DAT ju jep të drejtë bizneseve në mënyrë të qartë vetëm në 4% të rasteve. Roli i DAT dhe i vendimeve të tij shikohen me dyshim nga bizneset dhe vihen në diskutim nga vetë ligji “Për procedurat tatimore” (i ndryshuar), në të cilin parashikohet se vetë vendimet e DAT janë sërish të ankimueshme në gjykatë nga administrata tatimore (drejtoritë rajonale) kur kjo e fundit nuk është dakord me to. Referuar të dhënave të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës, kjo e fundit ka vendosur në favor të administratës tatimore (drejtorive rajonale) kur këto të fundit kanë ankimuar vendimet e DAT në vetëm 1.4% të rasteve në vitin 2014 dhe 2.4% të rasteve në 2015-n.

/MONITOR.AL/

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Hahn diskuton me Ramën për integrimin dhe reformën në drejtësi

Hahn diskuton me Ramën për integrimin dhe reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com