Italia pritet të miratojë draftin për paketën anti-koronavirus që parashikon ndihma për një sërë kategorish, kryesosht për të prekurit nga Covid-19.
Ky draft parashikon ndihma për shëndetin, familjet, bizneset dhe punëtorët që janë vetëkarantinuar këto ditë, ndihma specifike për turizmin, si dhe prodhimin e maskave mbrojtëse.
Drafti i ri i dekretit anti-koronavirus përbëhet nga 113 artikuj, një dekret që mund të përcaktohet ndryshe edhe si “kursim ekonomie” dhe që ka marrë konturet e një manovre ekonomike emergjente me ndërhyrje me “mbi 20 miliardë euro”.
Sipas dekretit 1.15 miliardë euro shkojnë për të financuar nevoja standarde shëndetësore kombëtare dhe 1.5 miliardë euro në Fondin për Urgjencat Kombëtare të ngritura pranë Mbrojtjes Civile Italiane.
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise –
Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët...









