Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë të shtetasit Besmir Bega, 31 vjeç, banues në Berat.
Mësohet se në momentin kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit gjysëm të hapur me një kartëmonedhë të prerjes 20 Euro, në brendësi të saj. Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se ky shtetas, kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.