Një vajzë e re u qëllua për vdekje e 15 persona të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit në Toronto të Kanadasë. Ndërsa autori i ngjarjes vdiq në shkëmbim zjarri me policinë.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur sulmuesi i veshur me të zeza dhe me një kapelë i afrohet një ndërtese në Toronto dhe fillon të qëllojë me armë ndaj turmës së njerëzve.
Sipas mediave të huaja, të shtënat kanë ndodhur rreth orës 10:00 të mbrëmjes në Lagjen Greektown të Torontos.