2.5 ton drogë drejt Italisë, urdhër-arresti për nënkomisarin e Fierit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2.5 ton drogë drejt Italisë, urdhër-arresti për nënkomisarin e Fierit

20:52 | 05/12/2017
në Shqiperi
0

Një operacion i Prokurorisë për Krime të Rënda përfundoi me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë policie, i cili konsiderohet në rolin e organizatorit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Në bazë të informacionit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin. Bazuar në veprimet proceduriale, deri më tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.

Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme.

http://www.balkanweb.com/site/lajm-i-fundit-2-5-ton-droge-drejt-italise-urdher-arresti-per-nenkomisarin-e-fierit-emri/

Etiketa: 2.5 ton drogëItaliKrime të Rëndaporti i durresit

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Gjekmarkaj përkujton një prej ditëlindjeve të At Zef Pllumit

"Çfarë nanash mund të ishin ato femna partizane me pushkë në krah?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

12:08 | 14/03/2026
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:56 | 14/03/2026
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:52 | 14/03/2026
Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:40 | 14/03/2026
Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:04 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com