Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot akreditimin e 39 vëzhguesve, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR dhe të 7 vëzhguesve të Institutit Demokratik Amerikan(NDI), që do të monitorojnë periudhën e zgjedhjeve të 18 Qershorit.
Ekipi vëzhgues i OSBE/ODIHR, nisi zyrtarisht misionin në Tiranë më 9 maj. Ky është misioni i 12-të që ODIHR sjell në Shqipëri, që nga viti 1996 ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet vendore të 2015-s.