Genti Daku, i biri i dy emigrantëve shqiptarë është një tjetër histori suksesi në SHBA dhe padyshim model për bashkëmoshatarët e tij.
I renditur në 160-en e më të mirëve të gjimnazeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 17 vjeçari ka përfunduar maturën me medalje ari.
Në vjeshtë Genti do të fillojë studimet në Harvard, ndërkohë që gjatë dy verave të fundit, ka kontribuuar në Shqipëri duke mbledhur fonde që fëmijët të mësojnë anglisht në një kamp veror në Radomirë të Dibrës.