Petrit Vasili i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi procesin zgjedho, teksa u shpreh se këto ishin zgjedhjet më të korruptuara në histori.
“Besoj që tashmë ky është një problem që është bërë pronë e gjithë qytetarëve pasi qarkullojnë qindra dokumente, foto, video nga më flagrantet të denoncuara jo vetëm në KQZ por dhe në SPAK dhe Prokurori, janë qindra mijëra fakte evidente, raporte të mëdha që në pjesën e tyre të hetimit paraprak janë dhe gjitha faktorët ndërkombëtar dhe vazhdojnë te depozitohen. Dhe njëkohesisht ju shikoni në mënyre të përditshme se si fakte të reja dalin në mënyrë të vazhdueshme.
Nuk është e thjeshtë të akuzojmë, por ne kemi provuar gjerësisht dhe qartazi , jo vetëm si akuzë apo hamendjet tona, por kanë qenë gjithçka e bazuar në një kasaphanë zgjedhore e cila është konsumuar para ditës së votimit , gjatë dhe po me të njëjtin ritëm edhe pas 14 majit. Ku në mënyrë të veçantë dhe në numërimin e votave ndryshe nga zgjedhjet e tjera, ku së paku ka qenë më pak e afektuar, ka rezultuar dhe ajo një pjesë e shkatërruar dhe e kompromentuar. Ju e keni parë se vetë KQZ ka gjetur në bazë të denoncimeve tona se si në plot qendra votimi ju shënohen partive të caktuara disa vota, që më vonë dalin në KQZ që kanë zero vota. Ky është nje fenomen që është parë po kështu dhe manipulimi i kutive, mijëra fletë votimi të nxjerra jashtë përdorimi, mijëra qytetarë që nuk kanë votuar dot në votimin elektronik ose kanë votuar të tjerë në emër të tyre, pra një proces kryq e tërthor i korruptuar”, tha Vasili.