126 mijë nxënës më pak në bankat e arsim 9 vjeçar, krahasuar me një dekadë më parë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

126 mijë nxënës më pak në bankat e arsim 9 vjeçar, krahasuar me një dekadë më parë

07:41 | 14/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Numri i nxënësve në shkolla është duke u tkurrur me shpejtësi dhe kjo është më e dukshme në arsimin 9-vjeçar. Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni i lartë janë dy faktorët që po zbrazin shkollat, dhe do të bëhen sfidë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i nxënëseve në arsimin 9-vjeçar këtë dekadë ka rënë me 30%, ndërsa në raport me vitin e parë të tranzicionit 1991, me 45%. Nxënësit e regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2019 ishin rreth 295 mijë, nga 421 mijë në vitin në 2010 dhe mbi 540 mijë në vitin 1991.

Si rrjedhojë, arsimi 9-vjeçar ka sot rreth 126 mijë nxënës më pak, në krahasim me një dekadë më parë.
Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur, rënia ka qenë më e mprehtë pas vitit 2011, pasi përveç emigracionit konstant në nivele të larta, lindshmëria ka pësuar rënie të ndjeshme.

Read more

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –

Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –

Indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 1.7 në vitin 2011, dhe në 1.36 fëmijë për vitin 2019. Vendi ynë u rendit u rendit ndër 7 shtetet me normën më të ulët të lindshmërisë në Europë për vitin 2018, duke lënë pas vetëm Greqinë, Qipron, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Ukrainën, sipas të dhënave të Eurostat.

Rënia drastike e nxënësve në shkolla teorikisht duhet të çliroje fondet, të cilat do të mund të rrisin standardin dhe cilësinë e mësimdhënies për nxënësit e mbetur. Por rënia e numrit të nxënësve nuk i ka shtuar me të njëjtin ritëm treguesit e cilësisë dhe infrastrukturës, përderisa në Tiranë mësimi vijon të bëhet me turne ndërsa infrastruktura shkollore në zonat rurale nuk është aspak dinjitoze për ditët e sotshme.
Ministria e Arsimit ka lajmëruar se ka një rënie të numrit të nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit edhe për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Shqipëria financonte më shumë se 4-5% të PBB së saj para viteve 1990 për sektorin e arsimit, ky nivel ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD së jepnin në atë kohë.

Por përgjatë viteve të tranzicionit, sektori është financuar më pak se 3% të PBB-së, nivel gati 40% më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara kanë dhënë në këtë periudhë dhe 20% me pak se ato që japin vendet e rajonit.
Por sipas angazhimeve që vendi ynë ka marrë për plotësimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të ndërmarra nga OKB, financimet për arsimin duhet të arrijnë në 5% të PBB-së.

Rezultatet e PISA 2018 treguan se 15-vjeçarët e Shqipërisë morën 437 pikë nga 600 pikët e mundshme në testin e matematikës. Shqipëria përmirësoi rezultatin në raport me testimin e vitit 2015 në matematikë me 24 pikë. Vendi ynë, mori në matematikë një vlerësim më të ulët se mesatarja e OECD, e cila u përllogarit me 489 pikë.

Në aftësitë e të lexuarit, Shqipëria u vlerësua me 405 pikë nga 600 të mundshme, duke mbajtur të njëjtin rezultatet me vitin 2015. Edhe në lexim të rinjtë e Shqipërisë shfaqin aftësi më të ulëta se mesatarja e OECD-së e cila ishte 487 pikë. Në shkencë, 15-vjeçarët shqiptarë morën 417 pikë ose 10 pikë më pak se në vlerësimin e vitit 2015. Mesatarja e nxënësve të OECD në shkencë ishte 489 pikë./Monitor

Etiketa: 126 mije nxenes

Të Lidhura

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

nga 27
12:46 | 17/05/2026
0

Kirurgu 72-vjeçar Nikolla Nunka është vënë arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual të ngritura nga një 21-vjeçare, e cila pretendon...

Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

nga 27
12:28 | 17/05/2026
0

Itinerari i autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamez ë shtunën është zbuluar përmes kamerave të sigurisë, ndërsa Policia e...

Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –

Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –

nga 27
12:10 | 17/05/2026
0

Policia ka rrethuar ditën e sotme Lagjen 18 në Korçë, pasi një mjet në këtë zonë është bërë objekt kontrolli...

Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –

Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –

nga 27
12:02 | 17/05/2026
0

Uran Ferizi Në një darkë zyrtare së fundmi, një zonjë aristokrate angleze më pyeti për përvojën time në Britaninë e...

Para
Viti i ri shkollor/ Policia e Shtetit: Do ketë prezencë të shtuar të efektivëve pranë institucioneve arsimore

Viti i ri shkollor/ Policia e Shtetit: Do ketë prezencë të shtuar të efektivëve pranë institucioneve arsimore

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

12:46 | 17/05/2026
Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

12:28 | 17/05/2026
Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –

Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –

12:10 | 17/05/2026
Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –

Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –

12:02 | 17/05/2026
Lazio pa mbështetjen e ultrasve në derbi, tifozët japin mesazh të fortë –

Lazio pa mbështetjen e ultrasve në derbi, tifozët japin mesazh të fortë –

11:48 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –
  • Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –
  • Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –
  • Erdha klandesin në moshën 17 vjeç –
  • Lazio pa mbështetjen e ultrasve në derbi, tifozët japin mesazh të fortë –
  • Alarm në Tiranë, digjen tre makina, nisin hetimet për zjarrvënie

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –
  • Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com