Prindërit po e kërkonin, por 12- vjeçari në Mirditë për herë të fundit ishte duke luajtur buzë lumit Fan në Mirditë.
Ngjarja e rëndë u bë e ditur mbrëmjen e sotme. I mituri raportohet se është mbytur në lumin Fan.
Nga hetimet paraprake dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit, teksa ishte duke luajtur me top me moshatarët e tij.
Burime për 27.al bëjnë me dije se topi i ka rënë në ujë, e fëmija shkoi ta merrte, por rrjedha e lumit ishte e fortë dhe e tërhoqi me vete.
Prindërit kanë lajmëruar policinë. Polumbarët e RENEA-s të cilët kanë nisur kërkimin e trupit por pa rezultat. Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirë, dhe do t’i rinisin ato në orët e para të mëngjesit.