Me datë 11 maj është parashikuar që gjatë intervalit kohor 01:00-06:00 të ketë mungesë të energjisë në disa zona të kryeqytetit, për shkak të ndërhyrjes në disa kabina të përcjelljes së energjisë.
Sipas njoftimit për abonentët, mësohet se zonat që do të mbeten pa energji elektrike do jenë: rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro” dhe rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht.
Njoftim për abonentët Tiranë:
Stakim i datës 11 maj
Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina, në datën 11 maj gjatë intervalit kohor 01:00-06:00 do të punohet në 3 kabina në kryeqytet.
Pa energji do të mbeten këto rrugë: rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht