Vetëm 3 ditë e ndajnë Kosovën nga 10-vjetori i pavarësisë, por duket se Serbia ende nuk mund ta pranojë këtë gjë dhe ka bërë provokimin e radhës.
Ditën e sotme Serbia ka dërguar tanke në kufi me Kosovën, shkruan Zëri.info, i cili ka publikuar edhe një video ku duken tanket të cilat shkojnë nga Presheva në drejtim të pikës kufitare në fshatin Muqibabë në kufi me Gjilanin.