• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 arsye të rëndësishme pse s’duhet ta turpëroni publikisht fëmijën

11:09 | 18/02/2016
në Gossip
0

Duke jetuar në botën e internetit shumë prindër nuk e mendojnë gjatë për të publikuar foto apo video se si i dënojnë fëmijët e tyre për gabimet që kanë bërë…pra duke i turpëruar ata publikisht. Por pasi të lexoni këtë artikull do të mendoheni mirë para se ta bëni këtë dhe ka shumë arsye pse sduhet ta bëni kurrë këtë gjë.

 # 1: Bullizmi

Lexo edhe

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

Luizi batuta për këngën e Armaldos

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

 Shumica e prindërve janë të shqetësuar ndaj ngacmimeve në shkollë, dhe të shqetësuar se fëmijët e tyre do të ngacmohen. Shumë prindër e dinë se sa situatë e vështirë është, por duhet të dini se për shumë fëmijë bullizmi nuk ndodh vetëm në shkollë, ndodh në shtëpi. Të bëni me turp fëmijët tuaj është një formë bullizmi. Është me të vërtetë kaq e thjeshtë. “Në momentin që ne i turpërojmë vetë fëmijët tanë është momenti që i mësojmë ata se kjo është e pranueshme, pra që një qeni njerëzore mund tia bëj një tjetri këtë gje”.

 # 2: Kjo e përcakton fëmijën tuaj…ka mundësi për gjithë jetën   

Po, fëmija juaj mund të ketë bërë një zgjedhje të keqe apo të ketë bërë diçka të papranueshme, por kjo nuk tregon atë që është në të vërtetë ai. Ti e di këtë. Ju e dini se ndërsa ai mund të ketë bërë diçka që ju nuk e pëlqeni, kjo nuk do të thotë se ai është “i keq”. Ajo është vetëm procesi i të mësuarit dhe mos harroni se ne të gjithë bëjmë gabime. Është e rëndësishme që fëmija juaj ta dijë këtë. Nëse keni turpëruar publikisht fëmijën tuaj, veçanërisht në qoftë se vendosni dhe ta publikoni këtë në rrjetet sociale, atëherë kjo do të jetë diçka që do ta përcvaktojë fëmijën tuaj. Miqtë, anëtarët e familjes dhe të huajtë do të mbajnë mend që fëmija juaj është ajo çfarë ka bërë gabim. E gjithë kjo dërgon mesazhin tek ai se ai është i keq, të cilat mund të përfundojnë duke u bërë një burim i çështjeve të thella emocionale dhe psikologjike gjatë rritjes së tij. Fëmijët nuk e kanë pjekurinë mendore për të përpunuar si të rriturit. Ajo çfarë ata kanë kuptuar nga kjo situatë është shumë larg nga ajo që ju mendoni. Prindërimi autoritar ka pasoja afatgjata për fëmijët.

# 3: Fëmija duhet të ketë besim tek ti

 Ne të gjithë bëjmë gabime, pa marrë parasysh se sa të rriture jemi. Ju keni bërë ndoshta gabime në punë gjatë disa viteve të fundit, por për fat të mirë shefi juaj nuk e ka ndarë këtë me të gjithë në internet. Njerëzit bëjnë gabime. Fëmijët bëjnë gabime; kjo është pjesë e jetës. Ajo që është e rëndësishme është ajo që vjen më pas. Fëmija juaj duhet të jetë në gjendje të besojë tek ty, që të dijë se ju e doni atë pa kushte, dhe të dijë se mund të vijë tek ju për ndihmë kur ka ndonjë problem. Duke e dënuar fëmijën ju jeni duke e djegur atë urë. Fëmija juaj thjesht nuk do të kërkojë nga ju ndihmë, mbështetje dhe udhëzime përsëri për shkak të frikës apo poshtërimit publikisht. Pasi personi i cili ai ka menduar se e ka dashur ka thyer besimin dhe mund të shihni se si kjo mund të manifestohet në marrëdhëniet e tyre të ardhshme me të tjerët.

 # 4: Është një reagim i tepruar

Të gjithë prindërit janë fajtorë për reagime të tejskajshme në nxehtësinë e momentit. Edhe prindi më i qetë ka bërë ose ka thënë gjëra që më pas është penduar. Fjalët e këqija apo dënimet tepër të ashpra janë diçka për të cilën shumë prindër ndjejnë keqardhje natën vonë. Është e rëndësishme për të vendosur kufijtë për fëmijën tuaj, dhe për të vënë në dukje, kur ata kanë bërë diçka të papranueshme. Por turpërimi publik në internet nuk është përgjigje. Thjesht, kjo është një reagim i tepruar. Dënimi në këtë rast thjesht nuk përputhet me “krimin”. Çfarëdo që fëmija juaj ka bërë, turpërimi publik nuk është një dënim i matur ose i përshtatshëm.

  # 5: Nuk na mëson asnjë mësim të vlefshëm

 Kur fëmija juaj ka diçka që ju e perceptoni të gabuar, ekziston një mundësi që të punoni së bashku për të gjetur një zgjidhje. Duke e trajtuar incidentin në mënyrë të përshtatshme, ju mund t’i mësoni fëmijës një mësim të vlefshëm. Jo vetëm në atë se si mund të zgjidhni problemin, por edhe pse sjellja ishte e gabuar. Ju mund të inkurajoni fëmijën për të menduar rreth asaj se si i dëmton të tjerët veprimet e tij, dhe të marrë në konsideratë pasojat e vërteta të këtyre veprimeve. Nga dënimi publikisht i fëmijës tuaj, ju jeni duke lënë mënjanë këto mësime, dhe jeni duke i mësuar një gjë shumë të keqe atij; “po i mësoni se në qoftë se dikush nuk do të bëjë ashtu siç do ti është e drejtë që ju ta turpëroni atë ose ta detyroni atë”.

   # 6: Supozohet që ju jeni një skuadër  

 Ashtu siç kënaqeni me sukseset e fëmijës, ju duhet gjithashtu të mbështesni atë në arritjet më të lavdishme. Si prind dhe fëmijë, ju jeni një ekip. Fëmija duhet ta ndjejë këtë. Kjo nuk do të thotë të injoroni sjelljen e keqe. Në fakt, kjo do të thotë që të punoni me fëmijën tuaj për të shmangur sjellje më pak të dëshirueshme në të ardhmen. Kur ju e turpëroni publikisht fëmijën tuaj, ju nuk jeni duke punuar me të në të njëjtin ekip. Në fakt, ju jeni duke distancuar publikisht veten nga fëmija juaj. Ju jeni duke e treguar me gisht fëmijën dhe duke i thënë botës se ai është i keq.

 # 7: Ka pasoja të rënda për shëndetin emocional dhe mendor

Turpi dhe faji janë dy emocione të ngjashme, por shumë të ndryshme. Faji është i rëndësishëm sepse sa herë ne kemi bërë një zgjedhje të keqe na kujton dhe na nxit për të bërë zgjedhje më të mira në të ardhmen. Ne ndihemi fajtorë për ngjarje të veçanta, por jo se kush jemi ne si njerëz. Turpi është përhapur. Ai nuk lidhet vetëm me një incident, në vend të kësaj ai bëhet në fakt ngjyra se si ne shohim veten si individë. Ta lejosh që fëmija juaj të ndjehet fajtor për diçka është në rregull, kjo është një emocion i natyrshëm që ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Turpi nuk ka. Turpërimi u mëson fëmijëve që ata janë të këqinj, jo se ata bënë një gjë të keqe. Shihni ndryshimin? Ndjenja e turpit është i lidhur me depresionin dhe varësinë, dhe nxit ndjenjat e nënvlerësimit të vetes.

# 8: Interneti jeton përgjithmonë

 E keni harruar atë gjë tmerrësisht të turpshme që ka ndodhur me ju në shkollën e mesme? Nuk jetoi mjaft gjatë? Fantazma e saj u shua kur u nise për në universitet në një qytet të ri? Kjo ndoshta nuk ju mërzit aq shumë më, sepse kjo është në të kaluarën dhe kjo është diçka që vetëm njerëzit nga e kaluara e juaj e dinë. Fëmijët këto ditë nuk do të jenë me fat. Çdo poshtërim dhe çdo koment apo foto e tyre është në Instagram  apo facebook. Edhe në qoftë se ju pendoheni dhe e fshihni diçka, ajo mund të vazhdojë të ekzistojë në një arkiv uebi diku. Turpërimi i fëmijës tuaj në mediat sociale mund të duket për të qeshur sot, por do të jetë qesharake kur punëdhënësi i tij potencial në të ardhmën të kërkojë për të në Google para se ta marrë në intervistë. A do të jetë qesharake kur dikush e takon dhe mund të gjejë sekretet e tij turpshme të së kaluarës? A do të jetë qesharake që keni marrë një gabim të tij dhe keni bërë diçka për të cilën atë do ta përqeshin dhe tallin ndoshta gjithë jetën?

 # 9: Është gjithçka për ju

Ju jeni duke besuar se jeni “duke bërë atë për të mirën e tyre”.  Duke ndarë në rrjetet sociale një foto të fëmijës suaj duke mbajtur një copë letër të detajuar të të gjitha gabimeve të tij është mënyra juaj e ‘prindërimit efektiv’. Por nuk është. Ju jeni duke bërë atë duke u përpjekur që të fitoni mbështetës për të provuar se ju e bëni këtë gjë për mirë. Dhe kjo është një mënyrë e trishtuar  për të treguar vendimet tuaja prindërore? Ju dëshironi që njerëzit të mendojnë se ju jeni një prind fantastik edhe kur fëmija juaj ka bërë një zgjedhje të keqe, dhe kështu ju e qortoni publikisht atë për këtë zgjedhje. Por ku e dini ju se çfarë këta njerëz pas ekranit po mendojnë? Pikëpamja e fëmijës tuaj duhet të jetë shumë më e rëndësishme se kaq. Kujtoni pak fëmijërinë tuaj – si kanë vepruar prindërit e tu? A jeni duke përsëritur atë model? Nëse është kështu, ju mund të mbani mend se sa keq jeni ndjerë? A mos ju vetëm duhet të mësoni të përdorni mënyra të tjera prindërimi.

 # 10: Skenari më i keq është shkatërrues 

Në një kthesë të trishtuar të ngjarjeve, një adoleshente kohët e fundit kreu vetëvrasje pasi babai i saj e turpëroi atë online. Menjëherë pasi vajza 13-vjeçare u turpërua nga babai i saj, ajo kërceu drejt vdekjes nga një urë në Tacoma. A mund të jetoni i qetë nëse kjo mund tju ndodhë me fëmijën tuaj? A ia vlen ta marrësh në sy këtë rrezik?

Të Lidhura

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

Yll Limani banor i ri i “BBV2”? Eduard Grishaj i jep këshilla?

nga 27
20:03 | 09/03/2023
0

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo...

Luizi batuta për këngën e Armaldos

Luizi batuta për këngën e Armaldos

nga 27
22:43 | 08/03/2023
0

Në spektakëlin e djeshëm, Armaldo performoi këngën e tij dedikuar grave për 8 Marsin titulluar “Ta Dije”. Por mbrëmjen e...

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

Tan Brahimi pas largimit nga ‘BBV’: Nuk përshtatesha

nga 27
21:13 | 08/03/2023
0

I ftuar në ‘Pardon My French’ në Top Albania Radio këtë episod ishte ish-banori i ‘BBV’ dhe njëkohësisht aktori i...

Luizi dhe Kristi provokojnë vajzat: Do u bëjmë surprizë!

Luizi dhe Kristi provokojnë vajzat: Do u bëjmë surprizë!

nga 27
20:09 | 08/03/2023
0

Në një bisedë mes dy çifteve, Luizi i tha Kristit që t’u bëjnë dhuratë dy djemë të tjerë Kiarës dhe...

Para
Lech Walesa “ka qenë agjent sekret komunist”

Lech Walesa “ka qenë agjent sekret komunist”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferi i kryebashkiakut të Pukës (Emri) –

Plagosje me armë zjarri në Shijak –

23:38 | 01/06/2023
“Bakhmuti” me kosto kolosale për Rusinë, ja humbjet në njerëz e jo vetëm… –

“Bakhmuti” me kosto kolosale për Rusinë, ja humbjet në njerëz e jo vetëm… –

23:24 | 01/06/2023
I vodhi zarfin një qytetari, Rrumbullaku përjashton nga Policia nënkomisarin. AMP i përgatitet arrestimin –

I vodhi zarfin një qytetari, Rrumbullaku përjashton nga Policia nënkomisarin. AMP i përgatitet arrestimin –

23:13 | 01/06/2023
do të kërkoj votëbesim –

Tabaku e Bardhi të “çmuar”, Basha e Alibeaj lidhje me Ramën –

23:09 | 01/06/2023
160 mijë persona u nisën të votojnë, por u kthyen pas. Vepër e Ramës –

Një nga nxitësit është Rama –

23:02 | 01/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Plagosje me armë zjarri në Shijak –
  • “Bakhmuti” me kosto kolosale për Rusinë, ja humbjet në njerëz e jo vetëm… –
  • I vodhi zarfin një qytetari, Rrumbullaku përjashton nga Policia nënkomisarin. AMP i përgatitet arrestimin –
  • Tabaku e Bardhi të “çmuar”, Basha e Alibeaj lidhje me Ramën –
  • Një nga nxitësit është Rama –
  • “Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat”/ Hoxha flet për procesin ndaj të akuzuarve për atentatin e bujshëm –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagosje me armë zjarri në Shijak –
  • “Bakhmuti” me kosto kolosale për Rusinë, ja humbjet në njerëz e jo vetëm… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com