Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Viva Portugal!!!

Nga 27-shi 0

Santos e tha që në fund do të ishte ai që do të festonte, megjithëse francezët ishin favoritët.

Dhe fjala i doli. Pothuaj në fund fare, në shtesën e dytë, një gol i mrekullueshëm i Eder mposhti të zotët e shtëpisë.

Një ndeshje, e cila u përjetua nga portugezët si tragjedi greke. Prej këtyre të fundit kishin humbur një finale, kur Christiano Ronaldo ishte vetëm 19 vjeç. Tash, ju desh të shihnin që idhulli i tyre linte fushën i dëmtuar vetëm pas 20 minutash lojë.

545932080-U202182049561jd-U160305114903WaG-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Punën e bënë të tjerët, ata që nuk janë fenomene, ata që rezistuan 100 minuta të tjera, madje fituan me golin e një lojtari, i cili konsiderohej mall i skaduar, por duket nuk ia kishin parë mirë datën.

Francezët qanë si Ronaldo në fillim të ndeshjes. Ronaldo qau edhe në fund, por kësaj here, sepse ngriti në qiell një trofe që i mungonte me Kombëtaren e tij, një trofe që e kishte ëndërr.

Të mendosh që kampionët e rinj të Europës humbjen e fundit e kanë me Shqipërinë, falë Bekim Balës. Ne na shkon në mendje, sepse portugezëve nuk arsye përse. Të mendosh që tekniku ynë, De Biasi u “tërbua”, kur pa rivalët portugezë në finale. Tani që ngritën kupën edhe ai ka ngritur shtrojën për të mbuluar kokën dhe fjetur gjumë.

Portugalia kampion, festa në Francë, por jo fërngjisht.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej