Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Vettingu/ Totozani: Ditët e fundit dhjetëra juristë që kanë dorëzuar dosjen

Nga Klodiana 0

Tre ditë para skadimit të afatit për aplikimet për organet e reja të Vettingut, Avokati i Popullit, ka deklaruar se institucioni që po menaxhon këtë proces, ka pritur ditët e fundit dhjetëra juristë që kanë dorëzuar dosjen.

Ndërkohë, ekspertët e Avokatit të Popullit po japin ndihmën e nevojshme për plotësimin e saktë të dosjeve të secilit kandidat që mund të ketë mangësi.

 “Të kandidojnë masivisht, sikurse po ndodh në këto momente dhe i sigurojmë që institucioni i Avokatit të Popullit, jo vetëm përmes webit, por unë personalisht dhe stafi jemi këtu deri në momentin e fundit, çdo ditë nga 8 e 30 e mëngjesit deri në 8 e gjysmë të darkës, deri të enjten që është dhe afati i fundit”, tha Totozani.

Të hënën Bashkimi Europian, ashtu si Ambasada e Shteteve të Bashkuara më herët, iu bënë thirrje të gjithë juristëve që të regjistrohen.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej