Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vdekja e lehonës në Elbasan/ Spitali: Pësoi komplikacion, mjekët dhanë shërbimin e duhur

Nga Ejona 0

Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit, ndërsa familjarët kanë akuzuar mjekët pasi sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm.

Ndërkohë nga ana tjetër, spitali thotë në një deklaratë për mediat se e reja pësoi komplikacion, ndërsa mjekët dhanë shërbimin e duhur mjekësor.

Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25-vjeçares R. D., Spitali rajonal Elbasan sqaron opinionin publik ne lidhje me humbjen e jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D. u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.
Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë.
Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin e duhur mjekësor, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.
Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës
”, deklaron spitali.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej