Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Valbona e braktisur pushtohet nga zhurma e eskavatorëve, vazhdon shkatërrimi

Nga Luljeta Progni 0

Besnik Bare: Të mos preket Valbona, banorët të ndalojnë ndërtimin e HEC-ve. Po të ketë vullnet qeveria mund të ndalojë ndërtimin e HEC-ve në Valbonë, të kompensojë kompanitë me liçensë në vende të tjera.

eskavatori

Protesta kundër plehrave përfundoi ndërkohë që një tjetër protestë e vogël po zhvillohet në Valbonë. Pak ditë më parë atje ka nisur ndërtimi i hidrocentraleve, dhe për banorët e Valbonës në të vërtetë ka nisur shkatërrimi i kësaj zone. Buldozerët e eskavatorët zhurmojnë prej disa ditësh në luginën e Valbonës, ndërsa përballë tyre një grup i vogël qytetarësh përpiqen të protestojnë për të ndalur punimet. Ka shumë pak banorë që i janë bashkuar protestës. Siç duket nga kjo fotografi, numri i banorëve që solidarizohen për ta mbrojtur nga shkatërrimi Valbonën është mjaft i vogël. Drejtuesit lokalë dhe deputetët e qarkut nuk kanë asgjë të re për të thënë për këtë ngjarje. valbobna

Ndërkohë që mediat në Tiranë nuk i kanë dhënë shumë hapësirë nisjes së shkatërrimit të kësaj perle të Shqipërisë, banorët e Valbonës ndjehen të braktisur. Një ndër banorët më aktiv të Valbonës në betejën kundër ndërtimit të HEC-ve është “amerikania e Alpeve”, Catherine Bohn, e cila prej vitesh jeton në Valbonë. Përmes një letre të hapur drejtuar qeverisë shqiptare, por në mënyrë të veçantë qytetarëve shqiptare, Catherine Bohn, bën thirrje të ndalet ndërtimi i HEC-ve për të mos shkatërruar Valbonën. Thirrja e saj nuk duket se ka marrë ndonjë përgjigje nga qytetarët shqiptarë, nga qeveria jo e jo.

27.al ka pyetur një prej deputetëve që e kanë mbështetur, Catherine Bohn dhe ata pak banorë të Valbonës që po protestojnë. Është deputeti socialist Besnik Bare. Në një deklaratë për 27.al, Bare i bën thirrje banorëve të vazhdojnë protestën dhe të mos ndalen deri sa të ndërpresin punimet e kompanisë që ka nisur ndërtimin e HEC-ve. Bare flet për të gjitha përpjekjet që ai ka bërë për të ndalur shkatërrimin e  Valbonës duke i propozuar qeverisë një zgjidhje alternative për kompaninë që ka nisur të ndërtojë HEC-t në Valbonë.

Deklarata

besnik_baraj1“E kam mbështetur dhe e mbështes protestën kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonë. Qeveria duhet të shikojë mundësinë e kompensimit të kompanive që po operojnë në Valbonë, me licensa të tjera në vende të tjera ku mund të ndërtohen HEC-e. Po të ketë vullnet qeveria mund të ndalojë ndërtimin e HEC-ve në Valbonë.

Kam bërë përpjekje që të ndalet ndërtimi i HEC-ve duke nisur me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, i cili edhe pse nuk është i forcës time politike, kam komunikuar dhe i kam kërkuar të ndikojë në ndaljen e ndërtimit të HEC-ve. E kam ngritur shqetësimin në grupin parlamentar socialist, por edhe në komisionet parlamentare dhe në parlament. Kam informacione që ka nisur ndërtimi i HEC-ve dhe në këtë fazë unë mendoj se shoqëria civile, banorët e Valbonës e zonave përrreth duhet të ndalojë vazhdimin e ndërtimit të tyre.”

Bëhet fjalë për koncensionet e dhëna për ndërtimin e tre HEC-ve, në Valbonë, Dragobi dhe Çerem. Koncesioni për ndërtimin e tyre është dhënë nga qeveria Berisha por nuk është kundërshtuar nga qeveria Rama. Sipas banorëve dhe specialistëve, këto tre HEC-e do të dëmtojnë turizmin por edhe ekosistemin e Parkut Kombëtar.

Fondi Botëror për Natyrën kundër ndërtimit të HEC-ve

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, Fondi Botëror për Natyrën, WWF i ka kërkuar qeverisë shqiptare të ndalë procesine ndërtimit të HEC-ve mbi valbonë. Në një deklaratë për BIRN, ËËF, kundërshtoi ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës, duke paralajmëruar se ndërhyrja në një zonë të kategorisë së mbrojtur do të shkatërronte ekosistemin.

“Parqet kombëtare janë deklaruar të mbrojtura për të ruajtur zonat e tyre kulturore dhe proceset ekologjike; fakti që Valbona është caktuar në një prej kategorive më të larta të mbrojtjes (niveli i mbrojtjes II në Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), tregon se sa i rëndësishëm është ky ekosistem”, tha për BIRN Petra Remeta menaxhere programi e ujit të ëmbël pranë WWF Adria.

Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, është një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme në Shqipëri.  Prishja e këtij parku përmes ndërtimit të këtyre HEC-ve, është një tjetër dramë që i shtohet shkatërrimit të teritoreve turistike në vendin tonë.

valbone

valbona

valbona-foto-shkrim

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej