Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Turqi- Vazhdojnë arrestimet e opozitarëve, protesta në Stamboll

Nga Klodiana 0

protesta-n-euml-turqi-pas-sulmeve-terroriste-foto_hd-780x439

Policia turke ka përdorur pompa uji dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë  protestuesit në Stamboll, kundër arrestimit të liderëve të partisë HDP pro-kurde.

Protestuesit  u mblodhën jashtë një xhamie në lagjen Sisli, duke ngritur parrulla kundër atij që e quajtën “shtet fashist”.

Nëntë eksponentë të HDP-së, përfshirë bashkëkryetarët, u arrestuan dhe u burgosën ditën e premte. Gazetarë nga gazeta pro-opozitës “Cumhuriyet” ndodhen gjithashtu në qeli.

Gazeta në fjalë është një nga të paktat media turke që vazhdojnë të jenë kritike ndaj Erdogan. Bëhet fjalë për lëvizjet e fundit kundër kritikëve të presidentit Erdogan që nga grushti i dështuar i shtetit i organizuar në korrik.

Pas 9 anëtarëve të partisë kurde të arrestuar të premten, 9 të tjerë iu shtuan listës këtë të shtunë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>