Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Tre vjet Roma Versitas në Shqipëri

Nga Klodiana 0

Nga Brejdon Xhavara

Organizata Roma Versitas me qendër në Shqipëri organizoi konferencën e parë të saj duke mbushur kështu 3 vite rrugëtim në sukses duke iu dhënë studentëve romë mundësinë për të zhvilluar kapacitetet e tyre në disa fusha që RVA i mbulon. Misioni kryesor i programit RomaVersitas është të rrisë normën e mbajtjes, performancën akademike dhe shkallën e diplomimit, duke ndërtuar vetëbesimin dhe identitetin e studentëve romë.

Emiliano Aliu, drejtor ekzekutiv i Roma Versitas tha që ëndërra e tij e përhershme ka qenë që studentët romë të diplomohen, të aftësohen për të bërë ndryshimet në politikat sociale në të mirë të komuniteti Rom në Shqipëri. Sot, numri i studentëve romë është rritur ndjeshëm.

Në këtë Konferencë kishte një prani të madhe të studentëve romë dhe egjiptianë. Një shtyllë kryesore që plotëson nevojat profesionale por edhe financiare të studentëve ishte ndihma që projekti “ESERE” ka dhënë për studentët duke i mbështur në intership-e për të rritur kapacitetet në degën ku studiojnë studentët. Iva Nathanaili tregoi se ESERE është një projekt ku është bazuar në vetëpunësim dhe intership-et po tregojnë një avancim të situatës profesionale të studentëve romë dhe egjiptianë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej