Të luftojmë me forcë antivlerat sociale, ka deklaruar sot Presidenti Ilir Meta, i cili ka marrë pjesë në Prezantimi e studimit “Toleranca fetare në Shqipëri”, organizuar nga Bashkësia Fetare.
“Në këtë kontekst vlerësoj se ky studim është serioz dhe vlen për reflektime. Anketime të tilla na duhen si referencë në punën tonë të përditshme, por dhe në të ardhmen. Gjithashtu punime të tilla vlejnë edhe si instrumente vlerësimi të aktualitetit në vendit tonë edhe nga partnerët ndërkombëtarë”,shtoi Meta.