Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Tifozat Kuq e Zi: Do bojkotojmë ndeshjet e Kombëtares

Nga Klodiana 0

Tifozët kuq e zi me anë të një statusi në FB kanë lajmëruar bojkotimin e ndeshjeve të kombëtares në shtëpi, pasi nuk kanë ngelur të kënaqur nga masat e marra të policisë në ndeshjen Shqipëri- Izrael.

Njoftimi në Facebook

Të nderuar tifozë,

Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.

Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.

Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.

Me sinqeritet,

Tifozat Kuq e Zi

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>