Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Takimi i SEDM, Kodheli: Sfida jonë, përballimi i kërcënimit që vjen nga lindja e jugu

Nga Media 0

mimi

 

Ministerja e Mbrojtjes në takim me homologët e vendeve te Evropës juglindore: Shqipëria, kontribut në operacionet NATO-s

 

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (Southeastern European Defense Ministerial, SEDM), i cili shënon njëkohësisht edhe 20 – vjetorin e krijimit. Fjalën e hapjes në këtë takim që po zhvillohet në Romë në data 17 – 18 tetor 2016, e mbajti ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Italisë znj. Roberta Pinotti. Më pas, në fjalën e saj gjatë punimeve të këtij Ministeriali, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë znj. Mimi Kodheli vlerësoi rolin që kjo iniciativë ka luajtur në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore.

mimi2Duke folur mbi problematikat aktuale të sigurisë, znj. Kodheli veçoi rreziqet që vijnë nga lindja dhe jugu, të cilat i konsideroi si kërcënime serioze për Evropën, por që ndikojnë edhe në qëndrueshmërinë e Evropës Juglindore. Si sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballen vendet anëtare të SEDM, ministrja Kodheli përmendi luftëtarët e huaj terroristë dhe krizën e refugjatëve të shkaktuar nga kriza në Lindjen e Mesme. Të dyja këto çështje ministrja Kodheli i konsideroi si sfida ndërkombëtare që kërkojnë zgjidhje ndërkombëtare. “I ashtuquajturi Shteti Islamik/Daesh dhe grupe të tjera terroriste, të ushqyera nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në të gjithë botën, janë një kërcënim real jo vetëm në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, por edhe për shoqëritë tona. Ngjarjet tragjike në Turqi, Francë, Belgjikë dhe vende të tjera, janë një mesazh i qartë”, tha ministrja Kodheli. Sa i përket luftëtarëve të huaj, znj. Kodheli solli në vëmendjen e të pranishmëve ngritjen në Shqipëri të Qendrës së Ekselencës së NATO-s për studimin e këtij fenomeni, duke shtuar se kjo qendër do të përqendrohet në ndërtimin e një ekspertize të përshtatshme për të trajtuar këtë fenomen.

Në frymën e projektimit të qëndrueshmërisë përtej kufijve tanë, ministrja Kodheli tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë në ngritjen e kapaciteteve për partnerët (sidomos Gjeorgjia dhe Ukraina); do të vijojë kontributin në operacionet e drejtuara nga NATO në Afganistan e Kosovë, dhe se është duke u përgatitur të bashkohet me misionin e NATO-s në Detin Egje. Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zhvilloi takime dypalëshe me ministren e Mbrojtjes të Italisë znj. Roberta Pinotti dhe homologun e saj turk z. Fikri Işık. Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore votuan planin vjetor të stërvitjeve e të aktiviteteve të Brigadës së Evropës Juglindore (South-Eastern Europe Brigade SEEBRIG), dhe buxhetin e kësaj brigade për vitin 2016. Gjithashtu në këtë takim u vendos edhe për vendndodhjen e selisë qendrore të SEEBRIG, e cila gjatë periudhës 2017 – 2020 do të vijojë të mbetet e dislokuar në Greqi, dhe për periudhën 2020 – 2026 do të dislokohet në Maqedoni. Në përfundim ministrat e Mbrojtjes së Evropës juglindore miratuan një Deklaratën e Përbashkët ku ndër të tjera vlerësuan progresin e arritur deri më tani lidhur me këtë projekt.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>