Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Strakosha i mahnit të gjithë, mediat ia sugjerojnë Liverpulit

Nga Klodiana 0

Liverpuli duket se e ka emergjencë gjetjen e një portieri të ri, pasi dy portierët aktualë nuk ofrojnë siguri.  Këtë gjë e dinë më së miri edhe tifozët dhe mediat lidhur me klubin.

Njëra ndër to, “Liverpulecho”, e cila është një media e certifikuar pranë klubit të Liverpulit ka shkruar një artikull në faqen e saj ku i sugjeron drejtuesve disa nga portierët më të mirë të momentit, ndër të cilët Liverpuli mund të zgjedhë.

Portierët variojnë nga ata me eksperiencë si Jan Oblak deri ata më të rinjtë. Midis të përzgjedhurve është edhe portieri i Kombëtares tonë, Thomas Strakosha. Ja cfarë shkruan për shqiptarin kjo media.

Zgjedhja statistikore, Thomas Strakosha! Shqiptari është pak i njohur, por ka bërë mjaft mirë me Lacion këtë sezon, duke patur statistika mjaft të mira. 22-vjecari i lindur në Athinë ka pritur 53 krosa brenda zonës së tij, me një saktësi prej 100%.

Por më e rëndësishmja, ai ka pësuar vetëm 24 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur portën 5 herë të paprekur. Ai vetëm mund të përmirësohet në të ardhmen.

http://www.panorama.com.al/sport/e-bujshme-strakosha-i-mahnit-te-gjithe-mediat-ia-sugjerojne-liverpulit/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej