Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Shtigjet e pashkelura/ Valbona në sytë e të huajve, perla që po shkatërrohet me koncesion

Nga Media 0

Video me pamje fantastike e realizuar me dron mbi Valbonë , Theth, Alpe, kalanë e Shkodrës e mbi liqenin e Komanit.

Kjo është Shqipëria e bukur parë nga sytë e të huajve. Është Shqipëria që ne po e shkatërrojmë e me shumë gjasë këto bukuri do të mbeten si kujtim i largët vetëm nëpër videoreportazhe.

John Broadley udhëtoi në Shqipëri për nëntë muaj dhe realizoi këtë video për web-in e njohur, “Lonely Planet”. Në video “Untraveled Paths” (Shtigje të papërshkuara) shfaqen peisazhe spektakolare të Shqipërisë së Veriut ku përfshihet padyshim Valbona me bukuritë e saj të rralla.

Unë u mahnita nga Shqipëria”, tha John Broadley për Lonely Planet. “Bukuria e saj magjepëse dhe vargmalet e pafundme, në fakt tregojnë se sa e paprekur është ajo në shumicën e vendeve.”

Një prej këtyre shtigjeve të pashkelura, ndërkohë është duke u shkelur me buldozer, sepse atje do të ndërtohen HEC-e duke rikonfirmuar kështu babëzinë e pafundme të atyre që drejtojnë Shqipërinë.

Albania Seen From A Drone

Albania from a drone's perspective 🌍󾓹 White Giant & Untravelled Paths Ltd

Posted by UNILAD Adventure on Saturday, October 1, 2016

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej