Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Shkolla e re në Kombinat hap dyert në shtator

Nga Media 0

Shkolla “Betim Muço” është një nga katër institucionet e reja të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës, e cila në shtator do të mirëpresë rreth 1200 nxënës të zonën së Kombinatit.

“Të gjithë bashkë kemi bërë një përpjekje, duke filluar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, te administratori, stafi i bashkisë dhe gjithë komuniteti që ka mirëpritur një nga investimet më madhore të projektit tonë ambicioz të 20 shkollave. Në Tiranë ka qenë rutinë ndërtimi i një shkolle në vit, kurse ky vit është një rast i paprecedentë sepse hapim 4 shkolla të reja. Vitin tjetër do të kemi 16 shkollat e projektit tonë për 20 shkolla”, tha Veliaj.

Ky investim do të ofrojë jo vetëm kushte bashkëkohore, por do të ulë numrin e nxënësve në klasa dhe do të zgjidhë përfundimisht mësimin me 2 turne: “Në ditët e para të shtatorit, kur edhe regjistrimet të kenë marrë hov, do të kemi një nga shkollat më fantastike të qytetit të Tiranës. Besoj se shpresa e madhe e Tiranës lind në këto klasa, që përkthehet në uljen e presionit të mësimit me 2 turne për 3-4 shkollat e tjera të Kombinatit, çka siguron që në Kombinat të gjitha mësimet të bëhen me një turn”.

Që mësimdhënia të jetë cilësore, Bashkia e Tiranës ka një plan edhe për mësuesit: “Do të sigurohemi që disa nga ata që kanë dalë më mirë në portalin “Mësues për Shqipërinë”, të japin mësim këtu. Pra, kursejmë energji, kohë, para dhe nuk dyndemi të gjithë në Tiranë apo në shkollat e tjera të Kombinatit, por do të kemi një shkollë fantastike 9-vjeçare në zemër të Kombinatit, për të lehtësuar stresin e prindërve që duan më të mirën për fëmijët e tyre”.

Kryebashkiaku Veliaj ripërsërit premtimin e tij se këtë vit shkollor do të shpërndajë 3 mijë bursa për nxënësit ekselentë, një nga projektet që dëshmon se çdo qindarkë që administratohet nga bashkia kthehet në investim për Tiranën.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej