Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shkodër/ Lumturimi i Martirëve, priten të vijnë 10 mijë pelegrinë

Nga Skenderi 0

E nesërme do të jetë një ditë e rëndësishme, pasi do të lumturohen 38 martirët e Kishës Katolike. E shtuna do të gëzojë jo vetëm  besimtarët e krishterë, por për të gjithë popullin shqiptar.

Ceremonia në nderim të tyre do të bëhet në sheshin përpara Katedrales së “Shen Shtjefinit” në Shkodër, ku dhe po bëhen përgatitjet e fundit për kremtimin e Meshës Solemne, gjë të cilën e konfirmon famullitari i Shkodrës, Dom Artur Jaku.

Mësohet se në aktivitet janë të ftuar Autoritete të Larta të Vatikanit dhe në përbërje të delegacionit do të marrin pjesë edhe 5 Kardinalë.

Priten që të shtunën në shesh të jenë rreth 10.000 përsona dhe për këtë arsye policia ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Gjithashtu policia bën me dije se rruga kryesore për te Katedrialia do jetë e bllokuar për lëvizje dhe parking automjetesh si dhe rrugët dytësore që të dërgojnë drejt Katedrales do jenë të bllokuara për automjetet.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>