Shkencëtarë evropianë zbarkojnë në Shqipëri për të shpëtuar Vjosën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarë evropianë zbarkojnë në Shqipëri për të shpëtuar Vjosën

13:58 | 27/04/2017
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Një grup gazetarësh nga “National Geographic”, “Radio ORF”, “Le Courriers des Balkans” dhe “ARTE”, së bashku me shkencëtaret, dokumentojnë gjithçka

Nga Artan Rama

Shumë pak shqiptarë janë të vetëdijshem se Vjosa, lumi me i madh i Shqipërisë jugore është lumi i fundit në Evropë, i cili, deri tani, nuk e ka ndërruar rrjedhën e tij”, – thotë profesor Fridrich Shiemer, ekologjist i famshëm nga Universiteti i Vjenës, që sapo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit.

Së bashku me Olsi Nikën, biolog mjedisi dhe aktivist i çështjeve mjedisore në Shqipëri, ata po presin në sallën e mbërritjeve tridhjetë shkencëtarë dhe ekspertë të tjerë të fushës, të mbledhur nga vende të ndryshme të Evropës. Destinacioni i tyre është Lugina e Vjosës në Poçem, atje ku qeveria ka miratuar marrëveshjen koncesionare për ndërtimin e një hidrocentrali, lartësia e digës të së cilit do të arrijë në 50 metra, ndërsa do të shtrihet në drejtim të të dyja brigjeve të lumit, në një gjatësi prej 200 metrash.

Shpesh përgjatë shekujve, me gjarpërimet e shumta dhe shpalosjet e befta të shtratit që hapej në luginë, përgjatë brigjeve rrëze malëve, mes kalimeve të ngushta nën shpatë, Vjosa ka tërhequr vizitorë të shumtë, të cilët, mrekullitë e këtij peizazhi piktoresk i kanë përjetësuar në vargje apo kujtime autorësh të famshëm. Por ky grup biologësh dhe ekologjistësh evropianë, që do të eksplorojë potencialin e këtij ekosistemi të pasur, është, sot, një ekspeditë alarmi.

Shkencëtarë dhe ekspertë të natyrës në ekspeditën e Vjosës. (Foto: A. Rama)

Për më pak se një javë grupet e punës do të eksplorojnë habitatin ndërkohë që një pjesë e të dhënave të grumbulluara do të ekzaminohen në laborator. Sidoqoftë, vëzhgimet e drejtpërdrejta në terren dëshmojnë për një pritshmëri të lartë.

“Kjo është një zonë e pastudiuar, kësisoj ne nuk i dimë pasojat që mund të shkaktoje ngritja e kësaj dige betoni. Pa dyshim që një pjesë e tokave do të përmbyten dhe shtrati do të ndryshojë. Diga do të bllokoje gjithçka. Bashkë me rrjedhjën do të ndalohet edhe jeta. Duhet pak më shumë kohë për ta lexuar natyrën dhe vendimet duhen të merren nga shkencëtarët e jo nga politikanët”, perfundon Ulrich Eichelmann nga RiverWach.

Një nga biologët duke eksploruar shtratin e Vjosës (Foto: A. Rama)

Një grup gazetarësh nga “National Geographic”, “Radio ORF”, “Le Courriers des Balkans” dhe “ARTE”, do të jenë të vetmit shoqërues në këte aventurë mjedisore ballkanike. Së bashku me shkencëtaret, kamerat e këtyre mediave të fuqishme do të dokumentojnë gjithçka. Mesa duket, mediat lokale janë të zëna me çështje më serioze.

Por të mërkurën në 26 prill, organizatorët kanë ideuar një aktivitet të veçantë. Pasdreke, në orën 15:00, aty ku mendohet të ndertohet diga, në mes lumit, në Vjosë, aty ku shtrati degëzohet e formon një prej ishujve të tij të shumtë përgjate trajektores, shkencëtarët, tamam mbi këtë ishullth, pra mu në mes të lumit, kanë vendosur të mbajnë një konferencë për shtyp, një konference nga më të çuditshmet, ku pjesëmarrësit, si rrallë herë, do të mbërrijnë me varkë! Ndoshta duke shpresuar se në këtë mënyrë, përmes kësaj gjetjeje do të tërheqin vëmendjen e munguar mediatike./exit.al/

Shkencëtarët duke analizuar ekosistemin e Vjosës (Foto: A. Rama)

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Vazhdon historia, Vettingu-qeveria!

Vazhdon historia, Vettingu-qeveria!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com