Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

SHBA/ Sondazhet: Clinton me 6 pikë para Trump

Nga Klodiana 0

Në sondazhin më të fundit kombëtar që është bërë vetëm pak ditë më parë Hillary Clinton shënoi një epërsi me 6 pikë ndaj miliarderit Donald Trump.

Të dhënat e fundit tregojnë ish-sekretarja e Shtetit që kryeson me 45% ndaj 39% ndaj Trump.

Por sa i përket pyetjes se kush nga kandidatet duket më i sinqertë në retorikën e tij politike, 44% e votuesve mendojnë se Donald Trump flet më hapur sesa Clinton.

Ndërsa sa i përket problematikave më serioze në vend, votuesit shprehen me shumë besim tek ish-sekretarja e Shtetit, duke dhënë mendimin se Clinton ka platformë më premtuese.

Senatori nga Teksasi, Ted Cruz i cili luftoi ndaj Trumpit me të gjitha mënyrat për t’ia hequr atij mundësinë e shpalljes kandidat zyrtar i republikanëve, tashmë u shpreh pro miliarderit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>