Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

SHBA, një tjetër i mbijetuar i masakrës në shkollë vret veten

Nga Klodiana 0

Një nxënës i dytë i shkollës “Parkland” në Florida, ku 17 persona, nxënës dhe mësues, mbetën të vrarë gjatë të shtënave me armë në 2018, është vetëvrarë gjatë javës. E përditshmja “Miami Herald” shkruan se policia e Coral Spring raporton se një ish-nxënës i Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, ka humbur jetën në atë që duket si një vetëvrasje, të shtunën e kaluar.

Vetëm një javë më parë, një tjetër e mbijetuar, 19-vjeçarja Sydney Aiello, vrau veten nga dhimbja dhe ndjenja e fajit që ishte ende gjallë, shkruan Tg.com.

Gjatë tragjedisë, kishin mbetur të vrarë edhe dy miqtë e saj më të mirë, Meadoë Pollack dhe Joaquin Oliver.

Prindërit e 19-vjeçares janë shprehur se vajza kurohej për stres post traumatik dhe nuk e kapërdinte faktin që kishte mbijetuar pa miqtë e saj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej