Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Sfida e balenës blu”/ Psikologia Arjana Muça: Ja kush janë më të rrezikuarit

Nga Rexhina Biba 0

“Sfida e balenës blu”, që po merr jetë fëmijësh në botë, është kthyer në tmerr edhe për prindërit shqiptarë.
Po cili është kuptimi i kësaj loje dhe pse në finale kërkohet vetëvrasja e fëmijëve?

“Loja në vetvete është një sfidë që duhet të realizohet për 50 ditë. Dita e fundit është ajo e finales, ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten. Lojën e ka krijuar një djalë 21-vjeçar për të thithur sa më shumë njerëz të dobët emocionalisht, për t’i bërë ata viktima të lojës së tij. Personi që ka krijuar lojën thotë se këta njerëz nuk i duhen shoqërisë”, tha Arjana Muça, psikologe.

Për psikologen, 21-vjeçari që ka krijuar lojën ka kaluar një fëmijëri më probleme të mëdha psikologjike, e për këtë arsye një nga kushtet e lojës është që fëmijët të jenë të grupmoshës 9-17 vjeç.
Por pse ka zgjedhur këtë grupmoshë?

“Është mosha tipike, sepse flasim për fillimin e adoleshencës. Kur flasim për adoleshencën duhet të kemi parasysh që zhvillimi në vetvete është i lidhur me problematikën emocionale. Kemi rebelimin e një adoleshenti”, tha Arjana Muça.

Po prindërit, si ta kuptojnë nëse fëmija e tyre po luan apo jo me “Sfidën e balenës blu”?

“Prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pse ky fëmijë po mbyllet në vetvete? Pse nuk do ushqim? Pse zgjohet shumë herët? Kjo sepse një nga detyrimet e lojës është të zgjohesh herët. Gjëja e parë që duhet të bëjnë është të bisedojnë me fëmijën, duhet patjetër të kërkojnë ndihmë te një psikolog”, tha Arjana Muça.

Për Muçën, nga kjo lojë e rrezikshme nuk të shpëtojnë vetëm prindërit.

“Institucionet tona duhet të bëjnë të mundur që në qendrat e internetit të krijojnë zona të grupuara për fëmijë të moshave të caktuara, që të përdorin kompjutera me kod sigurie”, tha Arjana Muça.

/top-chanel.tv/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej