Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

Rivali del pozitiv në doping, Erkand Qerimaj merr medaljen e bronzit

Nga Klodiana 0

Peshëngritësi rumun Dumitru Captari ka rezultuar pozitiv në një test antidoping të zhvilluar në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u organizua në Amerikë, shtangist që u rendit në vendin e tretë të peshës 77kg, në stilin e shkëputjes.

Ai mori medaljen e bronzit në këtë event, medalje që tashmë është i detyruar ta dorëzojë, e cila do të vijë në Shqipëri dhe në qafë do ta vendosë shkodrani Erkand Qerimaj, që në atë stil u rendit i katërti.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, që deklaron se rumuni ka dalë pozitiv me “ephedrine” (diuretik).

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) përmes një deklarate për mediat konfirmon se në Botërorin e shtangës të zhvilluar në Amerikë kanë dalë pozitivë 4 sportistë e mes tyre edhe Romela Begaj (stanozolol), e cila ka kërkuar të kryhet edhe testi B, ndërkohë që ka humbur medaljet e fituara.

mmhttp://telesport.al/rivali-qerimaj-pozitiv-ne-boteror-shkodrani-merr-medaljen-e-bronzit-ne-shkeputje/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej