Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: Frikë nga Gjykata Kushtetuese se do pengojë Vettingun

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me studentët e sapodiplomuar të Fakultetit të Drejtësisë, frikën se Gjykata Kushtetuese do të bllokojë ligjin e Vettingut, pasi kjo gjë do të pengonte Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE.

Rama: Kemi marrë rekomandimin, por e kemi marrë rekomandimin për të çelur negociatat me atë që miqtë tanë europianë e quajnë premisë e mirëkuptuar. Ligji i vettingut, zbatimi i ligjit të vettingut, pastrimi i sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar dhe fillimi i zbatimit të mëtejshëm të atyre 7 ligjeve që tanimë i kemi votuar në parlament. Unë dua ta ndaj me ju frikën time që nuk do të jetë e lehtë, madje kam shumë frikë se do të jetë më shumë se sa e vështirë që Gjykata Kushtetuese të mos e pengojë ligjin dhe të mos e cenoje atë, në pikën ku;

a- ligji i cenuar t’i bëhet mbrojtje gjykatëseve dhe prokurorit të korruptuar

b- ligji i cenuar t’i bëhet pengesë Shqipërisë për të hapur negociatat me BE

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>