Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pse nuk di të kopjojë qeveria shqiptare me nismën e biletave të autobuzëve?

Nga 27-shi 0

Dashamirët e librit holandez përfituan me 1 prill bileta falas udhëtimi për të gjithë rrjetin e transportit publik si pjesë e festimeve për “Ditën Ndërkombëtare të Librit”.

Çdo vit që nga viti 1932, Holanda ka inkurajuar leximin me “Javën e Librit”, një festë e letërsisë e shënuar me festivale letrare dhe nënshkrime librash në të gjithë vendin.

Tradicionalisht kjo festë është shoqëruar edhe me “Dhuratën e Javës së Librit”, e cila u jepet falas njerëzve që blejnë libra apo regjistrohen në bibliotekë.

Ndërkohë ditën e sotme të njëjtën nismë ka ndërmarrë edhe Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, të cilët dhurojnë një biletë autobuzi falas për të gjithë ata që kanë një libër me vete.

Në parim kjo nismë është mjaft e bukur dhe iniciuese sidomos për të rinjtë shqiptarë, por nga ana tjetër aspak kreative dhe origjinale.

Mesa duket qeveria shqiptare është mjaft e mirë në gjurmimin e politikave të huaja dhe ndërkombëtare por aspak afër realitet shqiptar dhe ofrimit të shërbimeve thelbësisht të domosdoshme.

I kujtojmë qeverisë që mbështesim këtë nismë sado pak origjinale, kur të sigurojmë një sedilje, kondicioner dhe ajrosje në autobuzet e transportin publik, që të mund të lexojmë dhe ne si hollandezët.

Siç duken dhe nga pamjet ka një diferencë të madhe mes transportit publik holandez dhe atij shqiptar. E tillë duhet të jetë edhe nisma e qeverisë shqiptare me kushtet që na ofron çdo ditë për të jetuar. Thonë “sa ke këmbët shtri jorganin”, jo shtri çarçafin e rri pa ngrohur.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej