Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta e opozitës, 6 protestues mbeten në burg

Nga Klodiana 0

Prokuroria kërkoi arrest me burg për 14 nga 19 të arrestuarit për aktet e dhunës në protestën e së shtunës. Ata akuzoheshin për shkatërrim prone dhe kundërshtim të policisë. Por, pas disa orësh diskutimesh, gjykata shpalli pasditen e kësaj të marte vendimin; duke pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorëve.

Gjykata vendosi për 6 prej të arrestuarve masën e sigurisë “arrest me burg”, për 6 të tjerë masën e “detyrimit të paraqitjes”, ndërsa për 7 të tjerë “arrest shtëpiak”.

Florenc Hoxha u dënua me arrest me burg, sikurse edhe Resul Daci, Ilir Ramedani, Saimir Rexhepi, Agim Peposhi, Ferit Damoshi. Ndërkohë, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Livadhi, Festim Taku, Velion Dine, Ndue Tuci u lanë në arrest shtëpiak, kurse Suzana Dimushi, Mitat Fieraku, Luftar Jakupi, Pëllumb Çela, Shpresa Alini, Hasan Jakupi me një masë më të lehtë, atë të detyrimit me paraqitje.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej