Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Protesta e Astirit, Balliu: Tashmë jemi njësoj, të enjten qytetarët marrin Parlamentin

Nga Klodiana 0

Banorët e Astirit kanë dalë në ditën e 107 të protestës duke bllokuar edhe rrugën nga ku kërkojnë anullimin e projektit të Unazës së Re, sepse sipas tyre, ai është korruptiv dhe dëmton shumë  banesa dhe biznese.

Ata kanë përshëndetur vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve duke thënë se ata tashmë kanë vendosur të jenë si qytetarët dhe më qytetarët.

Në protestë ishte si çdo natë i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili tha se vendimi i sotëm i opozitës erdhi si rrjedhojë e qëndrimit të mazhorancës.

“Nuk kemi nevojë për imunite dhe mandate, mandatet i kemi në shesh me ytetarët. Askush nuk e pyet më Edi Ramën, sot vendosin qytetarët. Sot jam më krenar se kurrë më Partinë Demokratike sepse sot ne jemi njësh me qytetarët, jemi të gjithë njësoj”, – tha deputeti i PD-së.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej