Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Premiera e filmit “I am Bolt”

Nga Klodiana 0

screen-shot-2016-10-19-at-2-34-03-pm

Sprinteri xhamajkan Usain Bolt u shfaq në tapetin e kuq në Londër për premierën e filmit dokumentar “I am Bolt”. Filmi “I am Bolt” bën një përshkrim të jetës dhe karrierës së Usain Bolt, fitues i 9 medaljeve të arta olimpike. Në të njëjtën kohë në këtë dukumentar tregohet edhe përgatitja që rekordmeni botëror ka bërë përpara çdo gare të zhvilluar.

Nuk ka qenë asapak e lehtë për mua dhe për këtë arsye doja t’ia tregoja publikut jetën time, sepse nuk janë të paktë ata që e mendonin kështu. Gjithashtu doja t’u shfaqja njerëzve edhe personalitetin tim brenda dhe jashtë piste”, tha Bolt.

Në dokumentarin “I am Bolt” shfaqen edhe momentet e atletit gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit, Londrës dhe Rio De Zhaneiros të shoqëruara këto me intervista të familjarëve, miqve dhe trajnerit të sportistit.

Usain Bolt u bë i pari atlet që fitoi 3 medalje radhazi olimpike në garat 100 dhe 200 metra. Xhamajkani 30-vjeçar tashmë ka bërë të ditur se do të tërhiqet përfundimisht nga garat pas Botërorit të atletikës që do të mbahet në 2017 në Londër.

1480414520_1 screen-shot-2016-10-19-at-2-34-03-pm usain-bolt 5805c696646bc_bolt_boat_630_1c0bhkl-1c0bhkm 223661_

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>