Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Pas 17 vitesh Valbona Selimllari vendos sërish kurorën e më të bukurës

Nga Rexhina Biba 0

valbona-selimllari

Konkursi Botëror i Bukurisë Mrs Globe, këtë vit do të organizojë një event special me rastin e 20-vjetorit të krijimit. Të gjitha fitueset e kurorës ndër vite janë ftuar për t’u bërë pjesë e garës në Pekin. Ftesa nuk mund të mungonte edhe për ikonën e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllarin si fituese e edicionit të vitit 1999-të,.

Miss-i shqiptar ka realizuar një set fotografik enkas për këtë ngjarje me fotografin Egest Xhoga, ku duket e mrekullueshme me kurorën mbi kokë, që kthen pas në kohë jo vetëm atë, por të gjithë shqiptarët që kanë dëshmuar triumfin e saj në konkursin e bukurisë. Për shkak të angazhimit në panelin e jurisë, në spektaklin “Dance with me”, Valbona e ka të pamundur të jetë e pranishme fizikisht në event.

“Do të kisha pasur shumë dëshirë të isha e pranishme sepse është një event madhështor, por nuk mund të shkoj sepse jam tek “Dance with me” dhe nuk mund të kthehem brenda një dite nga Kina në Tiranë. Nëse do të organizohej në një vend në Evropë, do ishte e mundur, por Kina është shumë larg.”-shpjegoi Selimllari për Class.

Dy foto të saj nga koha kur mori çmimin e madh dhe tani, janë publikuar në faqen zyrtare të Mrs Globe, ku Valbona renditet dukshëm ndër më të bukurat. Vitet vetëm sa e kanë zbukuruar më shumë Miss-in shqiptar.

valbona valbona1 valbona2 valbona3

/revistaclass.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>