Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Pakistanezet rrëfejnë ngacmimet seksuale, pas vrasjes së një 7-vjeçareje

Nga Klodiana 0

Tri personalitete të njohura pakistaneze, aktorja Nadia Jamil, dizejnatorja e modës, Maheen Khan dhe menaxherja për marrëdhënie me publikun, Frieha Altaf, kanë deklaruar se janë abuzuar seksualisht kur kanë qenë fëmijë, transmeton Reuters.

Përmes postimit të fushatës #MeToo, ato i kanë bërë këto njoftime, pas dhunimit dhe vrasjes së një vajze 7-vjeçare në Pakistan.

Postimet e tyre janë mirëpritur në Twitter, ndërsa ka pasur edhe gra të tjera, të cilat i kanë ndarë historitë e tyre, duke sfiduar tabutë lidhur me këtë temë në kombin konservativ.

“Unë isha katër vjeçe kur jam abuzuar seksualisht. Njerëzit më thonë të mos flasë, që të respektojë nderin e familjes sime. A është nderi i familjes sime në trupin tim? Unë jam një e mbijetuar krenare, e fortë dhe e dashur. Nuk ka trup në mua”, ka thënë aktorja Nadia Jamil, e cila tani jeton në Britani të Madhe.

Më 9 janar, policia ka gjetur trupin e vogëlushes, Zainad Ansari në lindje të Pakistanit, katër ditë pasi ajo ishte raportuar si e humbur.

Fushata #MeToo (EdheUnë), ka filluar pas akuzave kundër producentit të filmit, Harvey Weinstein, derisa më pas miliona gra kanë treguar rrëfimet e tyre për ngacmime seksuale.

http://www.balkanweb.com/site/e-trishte-pakistanezet-rrefejne-ngacmimet-seksuale-pas-vrasjes-se-nje-7-vjecareje/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej