Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Njihuni me shqiptarin muskuloz që u bë hero në Londër

Nga Media 0

Të gjitha mediat britanike po flasin për të. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin shqiptar Genci Gestila. I riu cilësohet tashmë si hero nga britanikët por edhe si krenari për shqiptarët.

Genci ishte duke pirë një birrë me miqtë në një lokal pranë urës kur shikon që një grua ishte duke u mbytur në lumin e Tamizit. I krahasuar me agjentin 007, i riu me muskuj që ka shërbyer në ushtrinë greke për 9 muaj tha për “Daily Mail” se ishte stërvitur për situata të tilla, duke u zhytur nëpër liqene të ngrira.

“Nuk mendova sesi do të ndikonte uji i ftohtë, por thjesht doja të shpëtoja vajzën”, tha shqiptari.

Një dëshmitar okular, që vinte nga Nju Jorku, 52-vjeçari Phil Hardy tha: “Ishte një momet dramatik dhe djaloshi 21-vjeçar tregoi një trimëri të pashembullt”.

Pasi pronari i lokalit e qerasi me një filxhan çaji të ngrohtë, ashtu me rroba të lagura heroi i ditës mori autobusin dhe u nis për në shtëpi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej