Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nis festivali i Filmit “Berlinale 2019-të”, 17 filma në garë

Nga Klodiana 0

“Përmes pjesëmarrjes së grave, veçanërisht regjisoreve, Berlinale rikonfirmon angazhimin e saj për të konsoliduar edhe më shumë perceptimin rreth barazisë gjinore, një iniciativë e ndërmarrë para debateve aktuale”, ka deklaruar përmes një njoftimi për shtyp drejtori i Berlinale-s Dieter Kosslick, kritik dhe gazetar kinematografik me famë botërore.

Në garën e këtij viti të nisur, e që do të zgjasë deri në 17 shkurt, nga 17 filma në konkurs, 7 janë realizuar nga regjisore femra.  Edhe pse ende nuk mund të flitet për barazi, me siguri që e gjitha kjo është tregues i një zhvillimi pozitiv. Në këtë aspekt Berlinalja e këtij viti mund të konsiderohet si edicioni më feminist, të paktën në nivel sasior.

Edhe juria e Berlinit këtë vit do të vishet në rozë. Do të jetë në fakt aktorja franceze Juliette Binoche, presidentja e jurisë së festivalit të 69-të të festivalit ndërkombëtar të kinemasë së Berlinit.

Pas këtij edicioni Dieter Kosslick do të lërë në fakt vendin si drejtor i Berlinales, por duke lënë pas një histori të pasur, pikërisht për rolin që ka pasur në promovimin e femrës në kinema.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej