Ndikimi rus në Shqipëri nëpërmjet KOASH-it dhe qendrave kulturore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndikimi rus në Shqipëri nëpërmjet KOASH-it dhe qendrave kulturore

15:15 | 15/06/2017
në Uncategorized
0

Raporti sekret nga SHBA: Si po rritet ndikimi rus nga qendra kulturore me foton e Putin në Tiranë te takimet e Janullatos me ambasadorin rus dhe rrobat e reja klerikale ruse”

Nga Sejfullah Maloku

Në dëshminë e tij, Hoyt Brian Yee,zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, përpara Kongresit amerikan, tha se në vendet e Ballkanit ekziston një përpjekje e Rusisë për të rritur ndikimin me mjete politike dhe ekonomike, kryesisht duke hapur qendra të ashtuquajtura “humanitare” apo “kulturore”. Dhe sigurisht që për këtë deklaratë, përpara përfaqësuesve kongresmenë, diplomati i lartë amerikan, ka patur informcionet e sakta dhe të konfirmuara në shumë burime.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga synimet e rritjes së ndikimit rus në Ballkan, natyrisht, që përjashtim nuk do të bëjë Shqipëria, madje ajo do të jetë më në qendër të vëmendjes, pasi është populli më proamerikan në rajon dhe jo vetëm. Dhe në rastin e Shqipërisë, metoda e përdorur nga rusët është e njëjta, me atë që është denoncuar tashmë në Amerikë. Kështu, nga një raport konfidencial të Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar institucioneve shqiptare të sigurisë jepen të dhëna për rritjen e ndikimit rus në Shqipëri nëpërmjet qendrave kulturore humanitare dhe Kishës Ortodokse.

Në Tiranë, është hapur një qendër “kulturore”, pikërisht përballë Prokurorisë së përgjithshme, e cila ka afruar të rinj dhe njerëz të tjerë, që kanë nevojë për ndihma “humanitare”, dhe u jep atyre, përveç mbështetjes, edhe kurse të rusishtes, të kulturës dhe traditës ruse. Në çdo sallë të kësaj qendreje humanitare, sipas fotove që disponojmë, mbizotëron portreti i presidentit rus, Vladimir Putin, a thua se kjo qendër është zyrë shtetërore ruse, dhe jo organizatë “humanitare”. “Frika e Putinit, dhe dhënia e urdhrit për mbylljen e të gjitha shoqatave perëndimore në Rusi, është pikërisht sepse ai e di shumë mirë, se këto qendra kulturore janë pika të përhapjes së ndikimit të qytetërimeve më të fuqishme sot në planet. Por, duke përfituar nga demokracitë e vendeve perëndimore, atë që ndalon në vendin e vetë, pasi e di që është maksimalisht rezultative, e bën në vendet e atyre popujve, të cilët do t’u ndërrojë mentalitetin nga proamerikan apo proeuropian në prorus”, thuhet në raportin konfidencial.

Dhe kjo histori ka shekuj që bëhet, pasi qytetërimet më të mëdha e kanë karakterin ekspansiv, qysh prej popujve të lashtësisë, por thjesht kanë ndryshuar mënyrat, dikur bëhej me shpatë dhe me luftë, sot bëhet me investime, blerje pronash dhe shoqata kulturore. Ndërsa në rastin e kombeve fetarë, pra që kanë në qendër të kulturës dhe qytetërimit të tyre, një fe zyrtare dominante, përveçse shoqatave, përdoret edhe feja për përhapje të qytetërimit përkatës. Në rastin e ekspansionit kulturor rus në Shqipëri, feja që përdoret për këtë qëllim është ortodoksizmi, dhe institucioni që i shërben këtij qëllimi sipas raportit është Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, dhe disa eksponentë të lartë të saj.

Kështu, raportohet për vizita të herëpashershme të punonjësve të ambasadës ruse në Tiranë, madje shpesh herë edhe vetë makina e ambasadorit është parë të hyjë më shpesh këto kohët e fundit, në selinë e KOASH-it, duke ia kaluar për nga intervali kohor, edhe vizitave të shpeshta të ambasadorit grek. Gjithashtu peshkopi grek, Natanelin është caktuar nga Janullatos si përgjegjës për marrëdhëniet me ambasadën ruse. Ambasada ruse ka filluar e bën dhurata të veshjeve klerikale dhe stolive kishtare, me ritin rus, dhe po bëhen bisedime për të ngritur në territorin shqiptar edhe kisha të stilit rus, kryesisht nga veriu i Shqipërisë, në fshatrat me minoritet malazez, për të respektuar të drejtat e tyre për  ritet në gjuhën sllave, në kisha të ritit sllav. Rrobat klerikale të stilit rus, që dallohen nga ata që e kanë të stërvitur syrin me këto elementë karakteristikë, mes artit bizantin dhe atij rus, brenda ortodoksisë, i vesh edhe peshkopi i Korçës, i cili kryeson edhe delegacionet e kishës shqiptare, sa herë që ftohen në Rusi, në shoqërine e Natanelit dhe nipit të tij, at Bertit.

Festivalet me të rinj rusë, me katiushka, me folklor e kulturë ruse, kanë një shpeshtim jo normal, kohët e fundit në qendrën kulturore të Katedrales ortodokse në mes të Tiranës, krahas aktiviteteve kulturore greke, që ishin të zakonshme deri më sot. Gjithashtu, ambasadori rus, personalisht, i ka dorëzuar mijëra kopje librash letrarë e fetarë të literaturës në gjuhë ruse, Seminarit të priftërinjve në Durrës, libra që i mori në dorëzim, me urdhër të Janullatosit, peshkop Nikua i Fierit, që është drejtor i shkollës.

Raporti thekson se me pakësimin e fondeve nga shteti grek në krizë, dhe me rritjen e investimeve nga Federata Ruse, që nuk i kursen lekët për mbajtjen e qendrave kulturore dhe humanitare të dyshimta nëpër vendet e Ballkanit, edhe Kisha ortodokse, ka rënë pre e krizës së shtetit që e ka financuar deri më sot.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kryemadhi: Rama nënshtroi Lulin e vogël por nuk nënshtroi dot shqiptarët

Kryemadhi: Rama nënshtroi Lulin e vogël por nuk nënshtroi dot shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com