Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Ndërtimi i “Arenës Kombëtare”, Dervishaj: Në qershor nis fusha, ja si do ruhet Monumenti i Kulturës

Nga Klodiana 0

Në Shqipëri, brenda vitit do të jetë gati impianti më modern. Në një intervistë për “Panorama Sport”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, shpjegon ecurinë e punimeve, kandidimin për finalen e Superkupës së Europës, ruajtjen e Monumentit të Kulturës, si dhe 10 lozhat e reja që do të jenë risi në stadium. Tribuna përballë – “Janë ngritur kolonat ku do të vendosen shkallaret dhe pritet vetëm mbulesa finale e impiantit.

Momentalisht, shkallaret janë të porositura dhe mbetet vetëm puna montuese, prej rreth 10 minutash për secilën”. Trau i monumentit – “Është porositur dhe po punohet në Itali. Do të vijë i gatshëm, rreth 50 metra dhe vetëm për t’u montuar. Ai do të shërbejë edhe për vendosjen e Monumentit të Kulturës, pra pjesa e shkallëve që janë ruajtur nga ‘Qemal Stafa’. Për këtë, firma ka bërë ndryshimet e nevojshme në bazë të kërkesave edhe të arkitektit. Është kosto e shtuar që do të zëvendësojë kolonat”.

Mbulesa – “Në fund të shkurtit do të vijë një vinç i madh rreth 500 tonësh që do të nisë montimin e mbulesës së stadiumit. Ajo po parapërgatitet për të qenë gati në kohë”.

VIP – “Tribuna qendrore do të konsiderohet VIP, i ndarë me disa nivele. Do të jenë dy kate të tilla dhe pjesa e tretë dhe e katërt do të jenë në dispozicion të tribunës së mediave”

Afatet – “Afati i kërkuar në kontratë për përfundimin është fundi i vitit 2018, pra 31 dhjetor. Për çdo ditë vonesë, kompania ka një klauzolë gjobe prej 300-500 eurosh. Në rast se vonesa kalon një limit, atëherë masat janë drastike në dëm të firmës. Duke parë punën e deritanishme dhe gatishmërinë e firmës, kemi besim për mbarimin e pjesës sportive të stadiumit që të jetë gati për lojë”.

Fusha – “Në qershor pritet të fillojë shtrimi i fushës. Po negociohet me një kompani italiane dhe një greke, për cilësinë e njëjtë të barit si në Shkodër. Shtesa e FSHF-së është një mbulesë profesionale për barin, e cila ka kushtuar mbi 20 mijë euro, e përdorshme nëse bie borë apo kur ka shira të mëdhenj dhe ngrica”.

Finalja e Superkupës – “Ne po bëhemi gati që të aplikojmë sërish për finalen e Superkupës së Europës. Tani nuk kemi vetëm projekt, por një stadium në ndërtim e sipër. Në këtë stadium, krahasuar edhe me Elbasanin apo dhe me Shkodrën, cilësia është rritur ndjeshëm. Kemi kërkuar më shumë, bëhet fjalë për një standard më të lartë”.

Ndriçimi – “Do të jetë një sistem LED ndriçimi, i cili kushton rreth 1 milion euro. Nuk mund të vendoseshin kullat tradicionale prej mbulimit. Ka kosto shtesë në montim, por ka fitim në cilësinë e ndriçimit, pasi nuk kërkon kohë ndezjeje në rast të një avarie”.

Lozhat – “Do të jenë dhjetë apo 11 lozha. Bëhet fjalë për gjashtë deri në tetë vende të dedikuara që do të kenë shërbim dhe hapësirë të konsiderueshme për personat që do të porositin qëndrimin aty”.

http://www.panorama.com.al/sport/ndertimi-i-arenes-kombetare-dervishaj-ne-qershor-nis-fusha-ja-si-do-ruhet-monumenti-i-kultures/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej