Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Miss India shpallet “The Miss Globe” 2016 ndërsa bukurojsha shqiptare merr vendin e tretë

Nga Skenderi 0

Miss India, Dempile Chetan Patel, u shpall fituese e spektaklit të bukurisë “The Miss Globe”,  organizuar nga “Deliart Assosiation”, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar.

Ndërsa shoqëruese e parë e misit u shpall Miss Kolumbia dhe shoqëruese e dytë u shpall Miss Shqipëria.

Në spektakël morën pjesë vajzat konkurrente nga mbi 40 shtete të botës, të cilat veç bukurisë prezantuan edhe vendet e tyre. Kompeticioni i bukurisë, u organizua nga Deliart Assosiation, regji të Petri Bozo, me skenar të Alda Bidës dhe Alida Cenaj.

Drejtues ishin Iva Mera dhe aktivistiti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj.

Hijeshinë këtij spektakli ja dhanë edhe emra të njohur të skenës si Rovena Dilo, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Vesa Luma, Big Basta, Classic Boys, etj të cilët interpretuan në skenë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>