Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mësuesja më e mirë në botë, londinezja që flet 35 gjuhë me nxënësit e saj

Nga Media 0

Andria Zafirakou është mësuesja më e mirë në botë për vitin 2018. Mësuesja që jep mësim në një shkollë periferike të Londrës u shpërblye me 1 milionë dollarë për punën dhe përkushtimin ndaj nxënësve të saj. Çmimi iu dha gjatë një ceremonie ku ishin të pranishëm shumë personalitete, mes tyre Tony Blair dhe Lewis Hamilton.

Mësuesja e artit dhe tekstileve Andria Zafirakou, në përpjekje për t’u lidhur nxënësit e saj, ka mësuar fjalët bazike në rreth 35 gjuhët që fliten nga ata.

Zafirakou, e cila është mësuesja e parë nga Mbretëria e Bashkuar që fiton këtë çmim u befasua kur dëgjoi emrin e saj si mësuesja më e mirë në botë. “U trondita. Nuk e besoja që isha unë. Mësuesit në Britani kanë një punë të vështirë, ndaj dhe ky vlerësim shkon për të gjithë ata”, tha ajo.

Edhe pse mësuese në një nga shkollat më të varfëra të vendit, ajo beson se arti ka fuqinë të ndryshojë pozitivisht jetën e nxënësve.

Kam parë se si arti ndihmon nxënësit të komunikojnë. Arti u jep besim të rinjve duke krijuar karaktere të pabesueshme. Të jesh mësues i mirë kërkon rezistencë, zgjuarsi dhe zemërgjerësi. Këto janë cilësitë që ndan çdo ditë me nxënësit”, thotë ajo.

Puna e mësues nuk kufizohet vetëm brenda territorit shkollor, ajo shpesh viziton nxënësit e saj në shtëpi.

Duke u shkuar në shtëpi, zbulova se shumë nga studentët e mi jetonin në banesa të mbushura me njerëz. Disa familje jetonin nën të njëjtët çati. Zakonisht, ka kaq shumë njerëz dhe është aq zhurmë, sa nxënësit e mi futen në tualet për të gjetur pak momente paqe e për të studiuar të përqëndruar”, ka rrëfyer ajo.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej