Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mediat greke në sulm kundër kryeministrit Rama

Nga Media 0

“Le ta mbyllim këtë luftë Vangjel!”, tha ndër të tjera kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në replikë me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili flet në emër të grekëve në Shqipëri.

Kjo deklaratë e shoqëruar me të tjera mjaft të rëndësishme të enjten që shkoi në Kuvend, duket se ka tronditur fort politikën dhe mediat greke. Gazeta e madhe greke, Kathimirini, i ka kushtuar editorialin e saj zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe përqëndrohet tek sulmet ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në shkrimin e titulluar “Sindroma shqiptare”, gazetari Stavros Tzimas, thekson se  “Është tragjike, mirëpo përmes arrogancës së vet kryeministri shqiptar nuk ngurron të provokojë, duke besuar se e gjithë bota rrotullohet rreth tij dhe se europianët e presin me krahët hapur dhe me një tapet të kuq në Bruksel”.

edi-ramaGazetari grek e ironizon Ramën, kur ky i fundit thotë se: E shkuara s’mund të jetë pengesë për të ardhmen, zgjidhjet e bazuara në rregulla të së drejtës ndërkombëtare mes dy vendeve. Por, kryeministri i Shqipërisë është shprehur krejt qartë e pa asnjë ekuiovok për atë çfarë do t’i jepte zgjidhje marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Është ligji i luftës me Shqipërinë që Greqia mban ende në fuqi,  ajo që mban peng zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Nuk ka asgjë të paqartë në deklaratën e  kryeministrit të Shqipërisë, që i bën grekët të ndjehen kaq të paqartë. Ja çfarë tha ndër të tjera kryeministri Rama në përgjigje të kryetarit të PBDNJ-së:

“Lufta të mbarojë Vangjel, ne do e mirëpresim shumë një akt të barazvlefshëm të pushtetit që të shfuqizojë dekretin mbretëror ende në fuqi sot, që e konsideron gjendje lufte marrëdhënien mes nesh dhe Greqisë, por nuk është mbetje arkaike aty e riciklueshme nga çdo qeveri si rikujtim, por akt që prodhon efekte, pasoja, për qytetarët shqiptarë. Nëse s’ke qejf ti quajmë çamë, s’ka gjë, janë shqiptarë, nëse s’të pëlqen Çështja Çame, është çështje e shqiptarëve.”

Me sa duket, politika dhe mediat greke nuk janë rehat me këtë të  vërtetë të deklaruar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>