Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Maradona: Më parë lojtarët i tërhiqte fanela, tani paratë

Nga Klodiana 0

Diego Armando Maradona nuk i ka kursyer kritikat ndaj presidentit De Laurentis dhe ish futbollistit të Napolit Higuain ndërsa foli gjithashtu për sfidën në Champions ku skuadra e tij e zemrës do të ketë përballë Realin e Madridit.

Juventus nuk është më e mirë sesa Napoli. Për mua janë në të njëjtin nivel loje. Kjo ndoshta mund të ndryshojë kur skuadra e trajnerit Sarri të rikuperojë të gjithë futbollistët e dëmtuar. Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis është gati të shesë edhe bashkëshorten e tij për para. Vendimet duhet të merren në bazë të zemrës, unë zgjodha Napolin dhe Higuain vendosi për Juventusin. Kohët kanë ndryshuar pasi më parë lojtarët i tërhiqte fanela, dhe tani paratë”, tha Maradona, blerjen e bujshme të verës.

“Do doja që superndeshja në Ligën e Kampioneve mes Napolit dhe Real Madrid të luhej sot. Kjo sepse Cristiano Ronaldo nuk është në maksimumin e formës. Në shkurt do të jenë të gjithë në kushte perfekte, si portugezi ashtu dhe Reali”, tha Maradona.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej